Për sekretaren e përgjithshme të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, Majlinda Bregun një shtyrje e mëtejshme e vendimit për hapjen e negociatave me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut është rrezik.
“Cmimi i shtyrjes se metejshme te vendimit per hapjen e negociatave me Shqiperine dhe Maqedonine e Veriut, me pak fjale, eshte rrezik! Cdo moment pozitiv mund te rreshkase lehtesisht nese perspektiva e anetaresimit do vijoje te terhiqet zvarre”, shkruan Bregu në Facebook, ndërkohë që fjala është mbajtur në takimin e përvitshëm të këtij Këshilli në Sarajevë.
