Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
ShowBiz

“Brezi i artë i aktrimit”, Miho Gjini promovon librin me figurat e shquara

19:24 / October 13, 20242 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
miho gjini01
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

“Brezi i artë i aktrimit” libri i 37 i kritikut të nderuar të artit, “Mjeshtër i Madh” Miho Gjini u promovua në Elbasan. Aktiviteti në Bibliotekën e qytetit, vjen në kuadër të Festivalit Teatror “Skampa 2024”. Autori tregon pse zgjodhi Elbasanin për këtë promovim, ndërsa tregon se krijimtaria e tij është rreth 60-vjeçare.

“Ky është libri im i 37 dhe promovohet në Elbasan, ku unë kam shërbyer ne vitin 1963 si drejtor i teatrit Skampa. Tani ndodhem i ftuar në festivalin ndërkombëtar të teatrit Skampa dhe kam sjellë të promovoj librin tim për artistët e teatrit dhe te skenës. Është një akumulim i përvojës time të gjatë, 50 deri 60 vite dhe kam përzgjedhur 25 yjet e skenës dhe ekranit shqiptar të cilët kanë sjellë risi në artin e aktrimit”,-tha shkrimtari Miho Gjini.

“Këta janë disa nga bashkudhëtarët e mi të Akademisë së Arteve ku unë kam shërbyer si pedagog 12 vjet, duke filluar nga Ndriçim Xhepa, Timo Flloko, Bujar Lako. Dhe kolegët me të hershem se këta që janë ish studentët e mi veçanërisht i madhi Robert Ndrenika e Shpëtim Shmili. Këta artistë shkuan në Evropë para se të shkoj shteti, me mesazhet e sjelljen, me dispozitën e tyre me kulturën e artin. Dhe interpretimi i tyre radhitet me artistët ndërkombëtar të filmit”,-u shpreh shkrimtari.

Edhe drejtori i teatrit e vlerësoi Miho Gjinin si kritikun më të arrirë shqiptar.

“Një nga personalitet e letrave shqiptare për mua, të kritikes shqiptare të artit dhe teatrit në mënyrë të veçantë. Personalisht në mendimin tim ndofta kritiku më i arrirë shqiptar. Dhe promovimi i librit të Miho-s brezi i artë i aktrimit mendoj që është një vlerë e vyer për historikun e artit dhe në mënyrë të veçantë për historinë e teatrit shqiptar”,-tha drejtori i Teatrit, Adonis Filipi

aktrimit brezi arte miho gjini
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Dy gosti”, filmi me lejlekun punëtor do të restaurohet

14:20 / September 13, 2026

Një nga ikonat e muzikës greke/ Kush ishte Giorgos Mazonakis që prej vitesh pushtoi skenën, këngët që shënjuan karrierën e tij

18:19 / September 9, 2026

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

Surprizëëë!! Nevina Shtylla është në pritje të ëmbël

19:01 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.