Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Britani e Madhe, një 90-vjeçare e para që do të marr vaksinën

09:04 / December 8, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
margaret keenan
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një 90-vjeçare do të jetë e para që do të marr vaksinën e Pfizer në Britaninë e Madhe e cila nis sot programin e vaksinimit.

Margaret Keenan, e cila javën e ardhshme mbush plot 91 vjeç tha se kjo ishte “dhurata më e mirë për ditëlindjen e saj”.

Ajo mori injeksionin në orën 06.30 dhe e para nga 800 mijë dozat e vaksinës Pfizer/BioNtech që do të jepet në javët në vijim. Katër milionë doza të tjera priten deri në fund të muajit.

Dozat e vaksinës janë shpërndarë në gjithë vendin.

Në Angli 50 spitale janë përzgjedhur si qendra të administrimit të vaksinës. Nesër është fillimi i fushatës më të madhe të vaksinimit.

Spitalet do te kontaktojnë pacientët që do të vaksinohen fillimisht, dhe vaksinimi do bëhet në spital. Kjo vaksinë duhet të mbahet ne temperaturën -70 gradë, gjë që e bën të vështirë menaxhimin e saj ne qendrat mjekësore.

Më vonë qendrat mjekësore dhe farmacitë do të kenë mundësi të menaxhojnë vaksinën deri të paktën në pranverë.

Britania ka porositur 40 milionë doza te vaksinës Pfizer/Biontech, që janë të mjaftueshme për të vaksinuar 20 milionë vetë, pasi duhen dy doza vaksine, me tre javë distancë njëra nga tjetra.

Por ndërsa shumë njerëz duan t’a bëjnë vaksinën sa më shpejt që të jetë e mundur, të tjerë janë të shqetësuar se si do të fusin në trup një element të huaj.

Për të bindur popullin se vaksina është e sigurt, Mbretëresha Elisabeth dhe bashkëshorti i saj, kanë deklaruar se do t’a bëjnë vaksinën.

Po kështu edhe shumë personalitete do t’a bëjnë vaksinën në publik. Ky është vetëm fillimi, beteja kundër Covid nuk ka përfunduar, përkundrazi. Kjo është një maratonë, dhe sot hidhen vetëm hapat e para te saj.

Janari është një muaj delikat, ekziston mundësia e shtimit të rasteve nëse nuk zbatohen masat e duhura.

Ditën e hënë qeveria njoftoi se 14,718 vetë kishin rezultuar pozitiv ndërsa 189 vetë kishin humbur jetën, duke e çuar numrin e vdekjeve në 61,434.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit e PD nisen nga selia, ‘harrojnë’ Berishën në banderolë: Rama n’burg, Belinda n’burg

10:13 / October 8, 2026

Ndryshimet, ndërtimet pa leje, 60 ditë afat për vetëdeklarim ose kalojnë në konfiskim

09:55 / October 8, 2026

Izraeli mbyll konsullatën britanike në Jerusalem, 11 të arrestuar në protestat pro-palestineze

09:00 / October 8, 2026

Protesta kundër ‘Territoriales’, forca të shumta policie në terren

08:57 / October 8, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.