Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajme

Britani/ Ushtarët do të japin mbështetjen e tyre të përkohshme për shpërndarjen e karburantit në vend

10:23 / October 3, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
karburant
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kriza e karburantit në Britani detyron qeverinë të përdorë forcat e armatosura për të ndihmuar në përballimin e situatës. Që nga e hëna, personeli i forcave të armatosura në Britani të Madhe do të fillojë të transportojë derivate në pikat e karburanteve.

Në një deklaratë nga qeveria britanike thuhet se rreth 200 ushtarë, 100 prej të cilëve shoferë do të sigurojnë mbështetje të përkohshme për të lehtësuar presionin mbi pikat e karburanteve.

Ushtarët prej një jave kanë mësuar se si të mbushin cisternat dhe pikat e karburanteve dhe në mëngjesin e së hënës do të kryejnë dorëzimet e para.

Gjithashtu edhe rreth 300 shoferë të huaj të tankerëve të karburantit do të fillojnë detyrën në një kohë të afërt për të punuar në Britani deri në fund të muajit mars.

Në një hulumtim të kryer në Britani bëhet e ditur se në të paktën 26 për qind të pikave të karburantit nuk ka as benzinë, as naftë.

Kriza në vend filloi një javë më parë, pasi BP dhe Tesco Alliance deklaruan se furnizimi është ndërprerë për shkak të mungesës së shoferëve për mjetet e rënda në mbarë vendin.

Pas deklaratës, përpara pikave të karburanteve u formuan radhë të gjata ndërsa në disa pika, karburanti mbaroi.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Udhëtuan 100 kilometra me djalin e vdekur në makinë, prindërit rumunë: Menduam se ishte në gjumë!

18:03 / August 16, 2026

Zjarr në ishullin Salamina të Greqisë, humbin jetën dy persona, plagosen katër të tjerë

17:20 / August 16, 2026

Ariana Grande përlot Londrën/ Dhjetë koncerte mbyllin turneun, këngëtarja tërhiqet përkohësisht nga jeta publike

16:19 / August 16, 2026

30 mijë hektarë në flakë, zjarri gjigant në Belgjikë kërcënon edhe Gjermaninë, shumë të evakuuar

14:57 / August 16, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.