Punonjësve në Mbretërinë e Bashkuar do t’u ofrohet mundësia për të punuar katër ditë në javë, pa reduktim të pagës. Një program pilot prej gjashtë muajsh, i njoftuar të hënën, po rekruton kompani për të studiuar efektin e orareve të punës më të shkurtra në produktivitetin e sipërmarrjeve dhe mirëqenien e punonjësve, si dhe ndikimin në mjedis dhe barazinë gjinore.
Kompanitë do të ndjekin modelin 100:80:100, ku punonjësit do të marrin 100% të pagës për 80% të kohës – në këmbim të angazhimit për të ruajtur 100% të produktivitetit të tyre të mëparshëm.
“Java me katër ditë sfidon modelin aktual të punës dhe ndihmon kompanitë të braktisin matjen e thjeshtë se për sa kohë njerëzit janë në ‘punë’, duke u përqendruar më shumë në output-in e produktit” – tha Joe O’Connor, drejtues I programit pilot 4 Day Week Global.
Programi, i cili udhëhiqet nga kërkuesit e Universitetit të Cambridge e Oxford dhe nga Boston College, si dhe grupet jofitimprurëse që mbështesin 4 Day Week Global, 4 Day Week UK Campaign dhe think-thankun britanik Autonomy, synon të rekrutojë 30 kompani britanike brenda fillimit të qershorit të këtij viti.
