Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Britania propozon ndëshkime më të forta për emigrantët e paligjshëm

18:14 / July 5, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Londer
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qeveria britanike prezanton të martën një projektligj të ri mbi imigracionin, duke e konsideruar krim futjen pa leje të azil-kërkuesve në këtë vend. Në bazë të dispozitave të projektligjit të ri, kushdo që kapet duke u futur në mënyrë të paligjshme në Britani, pavarësisht arsyeve, mund të dënohet deri me katër vjet burgim.

Masa synon të dekurajojë ardhjen e imigrantëve përmes Kanalit të Lamanshit me varka të vogla e gomone. Trafikantët do të ndeshen me ndëshkime më të rënda, duke e rritur dënimin nga 14 vjet burgim në burgim të përjetshëm.

Ministrja e Brendshme britanike, Priti Patel tha se ligji synon të ndreqë “sistemin problematik britanik të aplikimeve për status azilanti”.

Aktualisht, refugjatët që vijnë nga Franca me varka të vogla kapen nga roja bregdetare dhe mbahen në qendra paraburgimi ose hotele deri kur të merret në shqyrtim aplikimi i tyre për azil. “Plani ynë i ri për imigracionin është i drejtë, por i prerë. Ne mirëpresim njerëz përmes rrugëve të ligjshme dhe të sigurta dhe duke parandaluar abuzimin e sistemit, duke goditur aktivitetin kriminal që mundëson futjen e paligjshme në vend,” tha zonja Patel javën e kaluar.

Në bazë të rregulloreve të propozuara, imigrantët që nuk ndiqen penalisht, por janë futur në mënyrë të paligjshme në vend do të marrin vetëm status të përkohëshëm qëndrimi dhe nuk do të përfitojnë nga ndihma shtetërore, përveçse në rastet kur janë plotësisht pa të ardhura. Vetëm azil-kërkuesit e ardhur përmes programeve qeveritare për refugjatët do të kenë mundësi të vendosen me banim në Britani.

Kritika

Zyrtarët thonë se projekt-ligji dërgon “një mesazh të qartë për imigrantët që po mendojnë të paguajnë trafikantë për të ndërmarrë udhëtimin e vështirë dhe të paligjshëm për në Britani”.

Por propozimi, i cili del të martën para ligjvënësve në Dhomën e Komuneve, është përcjellë me kritika të ashpra nga aktivistë për të drejtat e njeriut dhe organizatat që punojnë me refugjatët. “Në vend që t’u fryjë teorive dhe miteve të sajuara për azilantët dhe imigrantët, Ministria e Brendshme duhet të punojë për t’u ofruar rrugë të sigurta atyre që largohen për t’i shpëtuar persekutimit në vendet e tyre,” tha Steve Valdez-Symods, drejtor për programin e imigracionit pranë organizatës Amnesty International.

Afro 6,000 refugjatë mbërritën në brigjet e Britanisë në gjashtë muajt e parë të këtij viti përmes rrugës së rrezikshme të Lamanshit. Në 2020 numri total ishte 8,417./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Autobusi me turistë përmbyset në rrugë, 5 të vdekur dhe 40 të plagosur në Zvicër

19:00 / September 11, 2026

Kosovë, tjetër dështim për konstituimin/ Shtyhet seanca, nuk ka dakordësi për nënkryetarët

18:38 / September 11, 2026

Ministrja Spahiu merr detyrën: Prani besnike në çdo institucion të sistemit shëndetësor

17:59 / September 11, 2026

Dokumentari për Gazën “NAZA” mahnit Venedikun dhe thyen rekordin e duartrokitjeve në këmbë

17:39 / September 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.