Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Britania shtrenjton vizat dhe leje-qëndrimet

11:08 / September 17, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
istockphoto 940400824 170667a
London
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email

Britania e Madhe do shtrenjtojë vizat e leje-qëndrimet! Ministria e Brendshme britanike ose Home Office ka rritur tarifat për marrjen e vizave dhe çdo lloj leje qëndrimi, deri tek ato të qëndrimit të përhershme dhe ato për aplikimin për pasaporatat britanike, ndryshime që pritet të aplikohen nga data 4 tetor e këtij viti.

Në bazë të këtyre ndryshimeve, kostoja e një vize vizitorësh për një periudhë prej me pak se gjashtë muajsh do rritet nga 15 sterlina në 115, ndërsa tarifa për një vizë studentore e bërë jashtë territorit britanik do rritet nga 127 sterlina aktualisht në 490 në muajin tetor, duke u barazuar me tarifën e aplikimit të bërë kur studenti ndodhet në Britani.

Ndryshimet e tarifave përfshijnë vizat britanike 6 mujore, 2, 5 dhe 10 vjeçare, shumicën e tarifave për vizat dhe lejet e qëndrimit si për arsye pune ashtu edhe studimi, tarifat për lejet e përhershme të qëndrimit si dhe ato për aplikimet për të regjistruar si i natyralizuar për të marrë shtetësinë britanike. Avokati i njohur shqiptar në Londër, Naim Hasani, thotë për Top-Channel, se tarifat kanë qenë goxha të larta dhe tanimë do rriten akoma më shumë.

Rritja e tarifave bëhet për të lehtësuar barrën e taskapaguesve britanikë në funksionimin e shërbimeve të emigracionit, si dhe për të financuar rritjet e pagave për britanikët që punojnë në sektorin publik, duke ua kaluar këto kosto të huajveve që duan të jetojnë, punojnë apo studiojnë në Britani.

UK
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Alma Kaçi e videoskandalit me Gjicin në protestën e PD-së

18:47 / May 16, 2025

Liderët europianë i japin ultimatume Rusisë nga Tirana: Nëse Putin nuk negocion, paguan çmimin

16:25 / May 16, 2025

Firma e sanksionuar serbe eksportoi pjesë avionësh në Rusi

12:20 / May 16, 2025

Antonio Costa i bën thirrje Shkupit të ndryshojë Kushtetutën për të nisur negociatat me BE

21:35 / May 15, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.