Kryeministri britanik, Boris Johnson ka reaguar pas deklaratës që erdhi nga Ukraina ku presidenti i saj, Volodymyr Zelenskyy tha se vendi i tij mund të heqë dorë nga anëtarësimi në NATO. Sipas “Skynews”, Johnson deklaroi se perëndimi ia ka bërë të qartë njëzëri presidentit rus, se nuk ka asnjë mënyrë që Ukraina të bëhet pjesë e NATO-s në një të ardhme të afërt.
Ukraina është aktualisht në negociata me Rusinë për të rënë dakord për një armëpushim dhe tërheqje, me Zelenskyy duke thënë mbrëmë se pozicionet negociuese tani “duken më realiste”.
Ukraina ka vite që kërkon t’i bashkohet NATO-s, por një veprim i tillë do të zemëronte Rusinë, e cila nuk dëshiron ta shohë NATO-n në kufirin e saj.
