Kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabic ka shokuar me deklaratën e bërë sot ku tha se vrasja e presidentit të vendit, Aleksandër Vuçiç ishte planifikuar kohë më parë.
Sipas mediave serbe, duke folur për arrestimin e ish-sekretares shtetërore të MPB-së, Diana Hrkalnoviq, Brnabiç tha se nuk ka të mbrojtur nga qeveria.
Ajo tha se vrasja e Vuçiçit ishte planifikuar në zbulimin e Monumentit të Stefan Nemanjës në Beograd, më 27 janar të këtij viti, por nuk dha detaje.
“I gjithë rrëfimi ka qenë i tillë! Mendoj se kanë dashur ta vrasin para, gjatë dhe pas hapjes së monumentit të Stefan Nemanjës, por sot më duket se u prish ai rrëfim. Ne do të vazhdojmë hetimet dhe do të mos ketë aspak njerëz të mbrojtur”, përfundoi Brnabiç.
