Dihet se për meshkujt sëmundja që ata i tremben më tepër është prostata ndërsa për gratë kanceri i gjinjve. Për t’u mbrojtur nga këto dy sëmundje kemi në dorë një armë natyrore. Sipas kërkimeve që kanë bërë specialistet këto vitet e fundit është konstatuar se brokoli është një ushqim tepër efikas për t’u mbrojtur nga prostata dhe kanceri i gjinjve. Këtu nuk duhet harruar fakti se brokoli është vetëm një mbrojtës nga këto sëmundje sepse pasi trupi është kapur nga këto sëmundje ai nuk i shëron asnjë prej tyre .
Brokoli përmban një sërë lëndësh efikase, disa prej të cilave të mbrojnë nga kanceri. Brokoli në të njëjtën kohë përbën edhe një antibiotik natyror. Brokoli përmban aq shumë vitamina C sa që një i tillë me madhësi mesatare përballon dyfishin e nevojave ditore për vitamina C. Struktura e tij fibroze si dhe beta karoteni që ai përmban e bëjnë këtë perim mik të zorrëve. Brokolin mund ta zjemë në pak ujë për pesë minuta dhe kështu uji i zierë në sajë të lëndëve që përmban, ndihmon për ekuilibrin e hormoneve tona. Brokoli në të njëjtën kohë përmban në sasi të mëdha kalcium edhe xing. Në rast se keni ngrënë 100 gr. brokoli do të merrni 50 miligram kalcium, sasi kjo që për trupin tuaj është një dietë e mjaftueshme ditore. Sipas specialistëve, në rast se gjatë vitit do të bëjmë një kurë të vetme brokoli, ose do të hamë dy herë në muaj brokoli, atëherë nuk do kemi nevojë të marrim tableta kalciumi si mbështetës ushqimor. Nevojat e trupit tuaj për xing mund t’i përballoni me anë të brokolit. Në sajë të vitaminave E dhe C që përmban brokoli, iu zvogëlohet mundësia për t’u kapur nga sëmundjet e zemrës. Kundër anemisë dhe mungesës së hekurit mund të konsumoni brokoli sepse ai përmban hekur dhe acid folik.
Këto vitet e fundit në Turqi brokoli ka filluar të njihet dhe të konsumohet më shumë; ndërkohë që në kohën e Bizantit në Anadoll dhe në rajonin e Mesdheut ai ka qenë një perime që kultivohej se tepërmi. Historiani i periudhës antike Romake, Pliniusi në shkrimet e tij na bën fjalë për një perime që ngjason me lule lakrën, e cila mendohet se është brokoli. Në rast se do t’i hedhim një sy librave antike mbi ushqimet, e kuptojmë se Romakët e kanë pas konsumuar se tepërmi brokolin. Brokoli është një perime që në botë është identifikuar me Italinë. Sepse janë italianët ata që ia kanë njohur botës brokolin. Andej nga shek.20-të refugjatët sicilianë patën filluar të eksportojnë në SHBA brokolin duke korrur kështu nga ana tregtare një sukses të madh. Edhe për kultivimin e brokolit në Amerikë, përsëri një rol të madh kanë luajtur italianët. Aktualisht në Amerikë përdoren si mbështetës ushqimi tabletat e brokolit. Me rekomandimin e mjekëve atë e përdorin më tepër meshkujt si regullator të prostatës.
Brokoli, i cili ka një sasi të vogël kalorish, zë një vend kryesor në kurat e dietave dhe në sajë të favoreve që ai ka për shëndetin e njeriut, është në interesin tonë që atë ta fusim në listën e ushqimit ditor. Ndërkaq duhet të kemi kujdes në një pikë që ka të bëjë me pakësimin e jodit në trupin e njeriut kur konsumojmë brokoli. Për këtë arsye në rast se gjate javës konsumoni 2 ose 3 herë brokoli, nuk duhet të neglizhoni të ngrënët e ushqimeve me jod ose të përdorni kripe me jod. Kur blini brokoli në markete apo tregjet fshatare dhe iu lind nevoja për ta ruajtur duhet të kini kujdes në këto pika; në radhë të parë kur ta blini brokolin duhet të kini kujdes që ai të jetë i freskët, pra ngjyra e tij duhet të jetë jeshile e errët, ato që kanë filluar të zverdhen, nuk duhet t’i blini. Kur keni planifikuar që ta ruani brokolin për një kohë të gjatë, atë mund ta vendosni në frigorifer në ngrirje në porcione të vogla kështu kur të doni mund ta nxirrni që andej në paketa të vogla. Kur ta vendosni brokolin e freskët në frigorifer aty ai mund të durojë vetëm tre ditë. Ndërkohë që kur e keni futur në ngrirje ai mund ta ruajë freskinë deri në gjashtë muaj. Në disa dyqane mund të gjeni edhe brokoli të tharë por ai nuk e ka më atë freskinë e duhur. Në rast se në brendësi të brokolit do të hasni në parazitë apo që e kane ngrenë insektet atëherë ato nuk duhet t’i përdorni sepse në këto raste lëndët që janë të vlefshme për njeriun mund të kenë pësuar transformime kimike dhe atëherë bëhen të dëmshme. Ose mund të shprehemi kështu; një brokoli që e kanë prekur insektet nuk duhet ta shikoni më si një prodhim që nuk përmban hormone apo ilaçe kimike. Brokolin që e kanë ngrënë insektet nuk vlen më për shëndetin tuaj.
Atdheu i brokolit është pellgu i Mesdheut sidomos Italia. Ai bën pjesë në familjen e lakrës dhe të lulelakrës. Duke qenë se ai ngjet shumë me lulelakrën në Anadoll, atë e njohin si ushqim dimëror. Pjesët që e bëjnë brokolin të vlerësohet si perim janë gjethet e tij si me kokrriza lulesh dhe degët e tij të trasha. Tek e zieni bokolin, ju mund t’i pini edhe ujët e zierë. Madje sipas dietistëve këtë lëng mund ta përzieni me lëngun e karotës dhe të mollës dhe t’i pini së bashku sepse kështu i është rritur vlera shëndetësore. Ashtu siç bëhet me të gjitha perimet që kanë gjethe të gjelbra, edhe brokolin nuk duhet ta zieni shumë. Brokolin që mund ta përdorni si supë të përgatitur me qumësht me pak yndyrë, iu bën mirë për të mos shtuar në peshë.
Brokoli është perime e klimave të freskëta dhe si pamje ngjet më tepër me lulelakrën. Koha që kalon nga mbjellja e deri në mbledhjen e brokolit është nga 45 deri në 130 ditë. Duke qenë se në Turqi sapo ka filluar kultivimi i brokolit, në lidhje me sasinë e përgjithshëm që mbillet këtu, nuk mund të japim një shifër ekzakte. Kur në verë temperaturat arrijnë mbi 20 gradë celsius kjo bën që nga ana ekonomike të influencojë negativisht. Sidomos nëpër zona ku bën shumë ngrohte brokoli nuk duhet të kultivohet. Tokat ku duhet të mbillet brokoli duhet të kihet kujdes që gjatë tre vjetëve të mos jetë mbjellë asnjë bimë lakrore. Mbledhja e brokolit duhet bërë përpara se kokërrzat e tij të çelin lulet sepse brokolit ku kanë çelur lulet e verdha e kanë humbur vlerën e tyre tregtare.
Nëpër kuzhinat tuaja brokolin me vlera shëndetësore mund ta gatuani më shpesh. Sallata me brokoli apo supa me brokoli janë ato që ne njohim më shumë. Ndërkohë që me brokolin mund të gatuani me dhjetëra lloje gjellësh.
Ja një lloj gjelle e thjeshtë me brokoli:
Në një tenxhere zihet pak brokoli. Ndërkohë që brokoli po zien, në një kupë rrahim fortë dy vezë. Brokolin që kemi zierë në fillim e lyejmë me miell pastaj e ngjyejmë në vezët e rrahura dhe pastaj fillojmë ta fërgojmë. Vaji për fërgimin duhet të jetë organik, për shembull vaj ulliri jo shumë i vjetër sepse kështu nuk e dëmton fërgimin. Ata që e kanë qejf specin djegës, mund të hedhin në vezët e rrahura edhe spec djegës të kuq. Brokoli i fërguar është tepër i shijshëm dhe kështu e keni gati për ta konsumuar. Iu bëftë mirë!