Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bruno Shllaku: Unë delja e zezë në Shkodër, se jam socialist

21:39 / June 18, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
PROVOKACIA 18 QERSHOR BRUNO SHLLAKU
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Aktori Bruno Shllaku i ftuar në studion e Provokacijas ka folur për shfaqjen e tij më të fundit “Të korrat e gjelbërta”, e cila i dedikohet të gjithë intelektualëve të persekutuar.

Kjo shfaqje është vënë në skenën e Teatrit Metropol në Tiranë, por aktori dhe regjisori shkodran akuzon se në Shkodër nuk ëhstë vënë në skenë për shkak se nuk i kanë lënë teatrin. Sipas tij kjo vjen ngaqë është socialist dhe mik i Ramës.

“Në Shkodër nuk e kemi dhënë, se nuk e kemi dhënë teatrin se unë jam socialist dhe akuzohem se jam mik i Ramës dhe jam delja e zezë. Kam fakte që është kështu. Më kanë ndërpre dhe rolet duke thënë që është mik i Ramës. Dhe unë kam marr tekstin dhe kam thënë mirupafshim”.

Për Shkodrën shprehet: “Shkodra për mua është një oaz i mrekullueshëm kur bie dielli në të dhe pastaj kur dielli fshihet dhe t’i lirojë vendin zanave nuk ka më zana ka zana të këqij”.

Shllaku thekson se për këtë shfaqje është frymëzuar nga vepra e At Zef Pllumi “ Rrnoj për me tregue”, si një simbol  i të gjithë njerëzve që akoma rrojnë e tregojnë dhe gjithçka bie në vesh  të shurdhët.

“Ishte një shfaqje që e kisha obligim për qytetin tim, për ato njerëz që ranë në mënyrë unike si heronj, kur dragonjtë luftonin me kuçedrën, ranë me emrin e Atdheut. Fjala është për martirët shqiptarë të besimit katolik dhe muhamedanë që ishin kthyer nga katedralet e Evropës duke sjellë me vete qirinj për të iluminuar jetën e përditshme. Viktimat e komunizmit që nga viti ‘46, pushkatimet ndaj klerit shqiptar.

Drama është e ndërtuar në një rrymë sinkretike, që përzien nga pak të gjitha shkencat. E kam shkruar duke u inspiruar nga rrëfimet e disa njerëzve nga ferri i Spaçit, kam gërshetuar poezinë, dramën dhe muzikën.

Me një ritëm të heshtur sipas epikës iliro-greke ku predominon monologu i heshtur. “Rrnoj për me tregue” simbolizoj të gjithë ato njerëz që akoma rrojnë e tregojnë dhe gjithçka bie në vesh të shurdhët”. /abcnews



Bruno Shllaku Provokacija
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

KE propozon mbylljen e 3 kapitujve, Këshilli i BE: Vendimet për Shqipërinë në presidencën irlandeze

20:41 / June 3, 2026

Erjon Braçe shpallet i pafajshëm/ Vendimi nga Gjykata e Posaçme, u padit për shpifje nga një biznesmen

13:49 / June 3, 2026

“Resortet luksoze motor i ekonomisë”, Rama: Kjo është luftë hibride, që do mbarojë

13:46 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.