Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Ekonomi

BSH: Gjysmë miliard Euro për të frenuar forcimin e Lekut

16:36 / April 1, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
banka34
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Banka e Shqipërisë bleu 463 milionë Euro gjatë vitit 2018-ë në tregun e brendshëm, ku gjysma e tyre shkuan për të stabilizuar kursin e këmbimit valutor. Megjithatë monedha Euro regjistroi vitin e shkuar nivelet më të ulët historike.

Në total, Bankës së Shqipërisë blerja e valutës së huaj në tregun vendas i kushtoi 223.3 milionë Euro gjatë vitit të shkuar me qëllim frenimin e forcimit të kursit të këmbimit në vend.

Periudha Qershor – Shtator e vitit të shkuar ka regjistruar shifrën më të lartë historike të blerjes së valutës së huaj me qëllim ndaljen e rënies së monedhës europiane, ndërsa 116 milionë Euro të tjera u blenë nga kredia që BERZH disbursoi për Korporatën Elektroenergjetike.

Në tre muajt e fundit të vitit, edhe pse pati një mbiçmim të konsiderueshëm të Lekut, nuk ka patur operacione të ndërhyrjeve direkte, por rezerva valutore u rrit me 47.5  milionë Euro të tjera, duke arritur në vlerën e 124 milionëve në fund të vitit.

Banka e Shqipërisë nuk e ka shfuqizuar ende programin e ndërhyrjeve në kursin e këmbimit, ndonëse ky treg gjatë muajve të fundit është i stabilizuar. Euro sot është këmbyer me 125.3 Lekë, nivel i cili sipas analizës së bankës nuk përbën rrezik për të cënuar tagrin e inflacionit në vend.

Në tre vitet e fundit, vlera e 1 Euro në tregun vendas është dobësuar me 6%.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Ibrahimaj: Program i ri për bizneset, mbështetje për standardet europiane dhe certifikimet

13:47 / October 6, 2026

Keni një borxh? Përmbarimi do t’ju njoftojë me mesazh në e-Albania

16:20 / October 5, 2026

Buxheti në ‘filtrin’ e Këshillit Fiskal/ Këshilli i Ministrave miraton projektligjin, ja si do të funksionojë institucioni i ri i pavarur

16:43 / October 3, 2026

Rivlerësimi me tatim 5%, Tatimet: Qytetarët dhe bizneset kursyen 156 milionë euro

16:30 / October 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.