Bugatti ka postuar një video që tregon se ka thyer rekordin botëror të shpejtësisë.
Me një makinë prototip Chiron u arrit shpejtësi e 490 km/h. Rekordi i mëparshëm mbahej nga suedezja Koenigsegg Agera RS me 460 km/h.
Bugatti nuk ka zbuluar ende informacionet teknike rreth kësaj makine, por e dimë që ka një fuqi V-16.




