Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bujar Nishani: 25 prilli nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri, nuk do lejojmë degradimin e PD

11:38 / May 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
bujar nishani
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nga Korça, në një takim me mbështetës dhe themelues të degës lokale të këtij qyteti, kryetari i këshillit Kombëtar të PD, Bujar Nishani deklaroi se pas 25 prillit nuk pati asnjë ndryshim në Shqipëri. Nishani tha se PS është sërish në pushtet duke vënë në rrezik demokracinë në vendin tonë. Ai theksoi se një rrezik akoma më i madh është degradimi i PD si i vetmi mekanizëm që mund të bëjë diferencën.

“Kishte një moment para pak ditësh 25 prillit kur shoqëria shqiptare synonte për ndryshimin e një situate që ishte bërë e papranueshme. Në këtë proces ndryshimi besonin të gjithë. Ndryshimi vjen përmes sistemit dhe në një vend të qytetëruar brenda sistemit mekanizmat sjellin ndryshim.

Jam i bindur që të gjithë ne dhe mijëra qytetarë shqiptarë kanë një dëshpërim sepse nuk mundëm të realizojmë atë që prisnim.

25 Prilli nuk solli asnjë ndryshim në Shqipëri. La përsëri PD në opozitë dhe rrezikon që për shumë arsye që të thellohet dhe konsolidohet rrënimi demokratik dhe ajo që na shqetëson akoma më shumë, degradimi i të vetmit mekanizëm, aktor dhe faktor që mund të bëjë diferencën, Partisë Demokratike. Korça dhe disa epiqendra të tjera të Shqipërisë paraqesin qendrën. Unë personalisht dhe kolegët jemi të nderuar që jemi mes personaliteteve të këtij qyteti dhe të PD”, u shpreh Nishani.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Protestuesit përplasje me policinë/ Bardhi: Vendosja e gjobave në kundërshtim me ligjin

20:56 / November 4, 2026

Progres-raporti 2026/ KE vlerëson përparimin e Shqipërisë drejt BE-së, kërkon forcimin e luftës kundër korrupsionit dhe reformë zgjedhore para zgjedhjeve vendore 2027

13:59 / November 4, 2026

Mali i Zi drejt BE-së në 2028, Marta Kos: Janë mbyllur 21 kapituj, negociatat mund të përfundojnë brenda këtij viti

13:51 / November 4, 2026

Marta Kos: Shqipëria në rrugën e duhur/ Komisionerja e Zgjerimit: 2027, qëllimi i përbashkët me komisionin

13:45 / November 4, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.