Ish-Presidenti Bujar Nishani, anëtar i Këshillit Kombëtar të PD-së, një ndër zërat më të fortë kritikë ndaj kryetarit Basha tha se PD është në një moment dëshpërimi, si kurrë më parë.
“Z.Basha jep dorëheqjen e parevokueshme nga drejtimi i Partisë përpara se të shpallësh zgjedhje për kryetar partie. Por a është kjo zgjidhja e vetme? Padyshim qe jo. Duhet ngritur një komision real për analizë kudo nëpër degë e statut të ri për të krijuar këshill përsëri, senat, referendum. Komisioni mund të ketë marrë vendime të gabuara, por është e pamorlashme t’u thuash të përjashtuarve se komisioni nuk ka tagër, kontratën e keni me Lulzim Bashën. Lideri është lider, sillet me burrni. Mund ta kishte deklaruar të dështuar komisionin”, tha Nishani.
