Me nisjen e pandemisë në mars një nga rekomandimet ishte dhe mosprerja e bukës kur e ble në furrë apo dyqan, për të shmangur kontaminimin.
Yllka Allaraj, inspektore e AKU dhe eksperte e fushës tha në Vake Up se në fillim ka qenë vetë shoqata e Bukës që ka kërkuar mosprerjen e saj, duke u shprehur se kjo duhet të vijojë jo tani në kohë kovidiane, por dhe në vazhdimësi.
Por pse nuk duhet të pritet buka? Ja çfarë thotë ekspertja:
“Me fillimin e pandemisë, me një kërkesë të shoqatës së Bukës është kërkuar nga ana e tyre që buka të mos pritet. Ne i kemi monitoruar, këshilluar e insepktuar që ky produkt të mos pritet për faktin se gjatë prerjes së produktit bukë i prishet struktura, e duke prishur strukturat ndryshojnë cilësinë fiziko-kimike të produktit. Vlerat ushqimore e ulin cilësinë e tyre dhe gjithashtu bëhet e mundur të mund dhe të na kontaminohet. Ajo ka një përqindje lagështire dhe duke u prerë rritet sipërfaqja, buka thahet dhe për pasojë mund të kontaminohet. Ashtu si lënda e prë që është mielli dhe produkti i parë janë të predispozuar të kontamoinohet nga myqet që prodhojnë toksina e janë me pasojë shendetësore për konsumatorin Ne kemi rekomanduar që buka të mos pritet dhe në vazhdimësi”, thotë Allaraj.
