Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Sociale

Bulevardi i Ri dhe sheshi i tretë i Tiranës, Veliaj tregon zhvillimin që do të pësojë kjo zonë e qytetit

19:48 / December 29, 20222 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
352fb17c 3103 4514 92e3 668527a2e984
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Bulevardi i Ri i Tiranës, me sheshin e ri dhe ndërtesat publike e private që do të ndërtohen aty, mes të cilave edhe një godinë e re e Bashkisë së tiranës, do të jetë një prej investimeve kryesore ku do fokusohet puna për vitin e ardhshëm, e që sipas kryebashkiakut Erion Veliaj, do i japë Tiranës më në fund qytetin e shekullit të ri.

“Kemi disa kompani që do vijojnë me ndërtimin e hoteleve, për t’i dhënë vlerë asaj prone në Bulevardin e Ri. Kush është ‘tirons’ vendali e di që marrin nga 30-40% të çdo ndërtimi të ri. Sot Bashkia e Tiranës, edhe prej tërmetit, është qiramarrësja më e madhe në qytet. Ndaj, duam që të zhvendosim aty zyrën tonë administrative të të gjithë shërbimeve të bashkisë. Do ruajmë selinë në qendër, por do transferohemi te Bulevardi i Ri dhe bashkia do jetë te Njësia 8, për të gjitha shërbimet administrative, që bëhen nëpër zyra dhe që s’kanë nevojë për prezencë në terren,” shpjegoi Veliaj.

Tjetër pikë e rëndësishme për të gjithë banorët e kësaj zone dhe ata që synojnë të jetojnë te Bulevardi i Ri, një tjetër pol në zhvillim i kryeqytetit, Veliaj tha se është dhe sheshi që kompleton atë që ai e quajti shtylla kurrizore e Tiranës: “Duam që brenda vitit tjetër të fillojmë edhe punën për sheshin përfundimtar në Bulevard, dhe praktikisht do kemi përfunduar të gjithë shtyllën kurrizore të Tiranës, që fillon me Sheshin “Nënë Tereza”, vazhdon në mes me Sheshin “Skënderbej” dhe përfundon me Sheshin e ri të Bulevardit, aty ku ne ndahemi me Kamzën, një projekt fantastik që ka sjellë Studio Grimshaw. Tirana do marrë më në fund qytetin e 100 viteve që vijnë,” theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

Bulevardi i ri Tiranë
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Nga një aksident në një akuzë për vrasje: Si u zbardh pas 20 vitesh misteri i vdekjes së Bernadette Vander Meer

16:55 / July 20, 2026

Begaj pret përfaqësuesit e Këshillave Ndërfetarë të Evropës: Shqipëria, model i harmonisë dhe bashkëjetesës fetare

14:29 / July 20, 2026

Media amerikane, Travel of Path: Shqipëria, destinacioni që po ndryshon Evropën

22:05 / July 18, 2026

Ura e Vashës kthehet në destinacionin e preferuar të fundjavës/Monument kulture, histori tre shekullore mbi lumin Mat

14:26 / July 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.