Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Bullgari, nuk ka fitues të qartë në zgjedhje

08:48 / April 4, 20232 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Capture 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në Bullgari, partitë politike duken të gatshme për bisedime të gjata dhe të vështira për krijimin e një koalicioni qeverisës pasi në zgjedhjet parlamentare nuk pati një fitues të qartë. Zgjedhjet e së dielës ishin të pestat në harkun kohor të dy viteve.

Sipas rezultateve paraprake pas numërimit të 96% të kutive të votimit, aleanca e udhëhequr nga partia e qendrës së djathtë GERB, e ish kryeministrit Boyko Borissov fitoi 26.5% të votave, ndërsa blloku pro-perëndimor i udhëhequr nga partia “Vazhdimi për Ndryshim” fitoi 24,9%.

Partia nacionaliste “Ringjallja” e cila ka përkrahur sulmin e presidentit rur Vladimir Punin në Ukrainë, u rendit në vendin e tretë me 14.4%, duke siguruar mbështetje më të lartë se sa në zgjedhjet e muajit tetor të vitit të shkuar.

Ngërçi i tejzgjatur politik në Bullgari ka ardhur kryesisht si pasojë e përplasjeve personale mes udhëheqësve të dy blloqeve kryesore dhe ka detyruar vendin të shtyjë afatin për përdorimin e monedhës Euro si dhe ka çuar në mos miratimin e buxhetit për vitin 2023.

Po ashtu, gjendja e pasigurt ka kufizuar mundësitë e Bullgarisë për të përdorur fondet e Bashkimit Europian për rimëkëmbjen pas pandemisë. Analistët thonë se rezultati i paqartë i zgjedhjeve të ditës së djeshme mund të çojë në një tjetër proces zgjedhor, gjatë këtij viti. /VOA/

Bullgari
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Rikthimi i Harryt dhe Meghan Markle në Britani, Mbreti Charles sqaron statusin e çiftit: Nuk e përfaqësojnë Familjen Mbretërore

19:22 / September 7, 2026

“CDU-ja është tronditur nga themelet pas suksesit të AfD-së”- Kancelari Merz: Dorëheqja nuk është një opsion për mua

17:21 / September 7, 2026

Kush është grupi i ekstremit të djathtë “Patriot Platform” që fshihet pas protestave anti-emigrantë në Angli

16:19 / September 7, 2026

Trump ndan një video ku sugjeron që “New Mexico” duhet të riemërtohet “New America”

11:44 / September 7, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.