Kryetari i Bashkisë Bulqizë Lefter Alla drejtoi me sukses zgjedhjet e 25 prillit në këtë bashki, duke fituar ndjeshëm.
Ai dhe administrata që drejton i është rikthyer punës në shërbim të qytetarëve.
Meqeqenëse sezoni vaditës po afron ai ka përqëndruar forca dhe mjete në riparimin dhe ndërtimin e kanaleve ujitëse në të gjithë territorin e kësaj njësie vendore.
Postimi i Lefter Allës:
Ky sezon bujqësor do të jetë më i lehtë dhe më produktiv për banorët e Kovashicës.
Kanali vaditës prej rreth 2 km në Kovashicë ishte një domosdoshmëri dhe një premtim i yni, tashmë i kthyer në realitet.
Ndërkohë, po punojmë intensivisht në të gjithë rrjetin e kanaleve dhe veprave të tjera vaditëse për pastrimin dhe rehabilitimin e tyre.
Ne jemi kudo në Bulqizë. Bashkë për Bulqizën tonë!