Një punonjës i minierës së kromit në Bulqizë është plagosur mesditën e të hënës. Sipas të dhënave të para ai është dërguar për ndihmë mjekësore në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.
INFORMACION PARAPRAK
Rreth orës 12.40, duke punuar brenda në një miniere kromi në Bulqizë, dyshohet se gjatë punës është aksidentuar dhe për pasojë ka mbetur i lënduar shtetasi A. Gj., i cili po transportohet për ndihmë mjekësor në spital jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje, po kryen veprimet për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
