Katër persona do të hetohen nga policia e Bulqizës për organizim dhe pjesëmarrje në grumbulliome të paligjshme. Shkak për këtë është bërë organizimi i një proteste para derës së minierës së Kromit të Bulqizës, Alb-Chrome SHPK, për të cilën organizatorët nuk kishin marrë leje.
Ndërkaq, mësohet se është ngritur një sindikatë e re, paralel asaj të pavarur dhe konferederatës. Këto të fundit janë ato që njeh firma dhe me të cilët ka kontratë.
NJOFTIMI I POLICISE
Bulqizë
Më datë 04.12.2019, u referuan materialet proceduriale në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprën penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në grumbullime e manifestime të paligjshme”, në gjendje të lirë në ngarkim të shtetasve : Gj.B, E.D, R.Ç, A.GJ, banues në Bulqizë .
Procedimi penal ndaj tyre filloi pasi në mënyrë të paligjshme dhe pa lejen e organeve kompetente kanë organizuar dhe kanë marrë pjesë në grumbullimin që është bërë përpara derës së Alb –Chrome SHPK zona 41, miniera e Kromit Bulqizë.
