28-vjeçarja Erisa Ferro do të qëndrojë në burg. Ajo u kap 2 ditë më parë në një tentativë për të trafikuar 58 kilogramë kanabis drejt Maqedonisë së Veriut.
Gjykata e Pogradecit vendosi sot që në arrest me burg të qëndrojnë edhe Likmet Basha dhe një 17-vjeçar të arrestuar në këtë operacion. Prokuroria i akuzon ata për trafik ndërkombëtar të lëndëve narkotike.
28-vjeçarja dhe dy bashkëpunëtorët e saj u ndaluan nga policia e Korçës në zonën e Linit në Pogradec. Në kërkim për këtë rrjet të trafikut janë shpallur edhe 2 persona të tjerë.
