Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Burgje private për të dënuarit deri në 5 vite. Ja kush përfiton e kush jo

09:37 / October 24, 20194 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Burgu 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në draft ligjin e ri të zbardhur nga gazeta “Panorama” në versionin print është parashikuar dhe ngritja e burgjeve private.

Projektligji është miratuar në mbledhjen e kësaj të mërkure të Këshillit të Ministrave dhe tashmë pritet t’i kalojë Parlamentit për diskutim. Sipas këtij projektligji, në nenet 15 e 16 të tij, përcaktohet funksionimi i institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale private.

“Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”, thuhet në nenin 15. Ndërsa më poshtë sqarohet sesi do të bëhet vendosja e të dënuarve në institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale private. Por aty theksohet se nuk mund të kryejnë dënimin në këto burgje ata të dënuar, që, me vendim të gjykatave, janë caktuar në institucionet e sigurisë së Lartë.

BURGJET PRIVATE

Sipas projektligjit të miratuar dje nga Këshilli i Ministrave, të dënuarit që mund të vendosen në burgjet private, duhet të mos jenë të dënuar me më shumë se 5 vjet heqje lirie. “Të dënuarit, për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim, mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale”, theksohet në pikën 1 të nenit 16 të këtij projektligji.

Më pas, në pikën 2 të tij, sqarohet se kush nuk mund të kryejë dënimin në Institucionet private të Ekzekutimit të Vendimeve Penale.

“Të dënuarit që me vendim Gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në Institucionet Private të Ekzekutimit të Vendimeve Penale”, sqarohet më poshtë.

Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale i sigurisë së lartë është institucioni, ku ekzekutohen vendimet me burgim: për çdo vepër penale të kryer nga grupi i strukturuar kriminal, organizata kriminale, organizata terroriste dhe banda e armatosur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal; për veprat penale, për të cilat Kodi Penal parashikon dënimin me burgim të përjetshëm; për veprat penale të kryera nga përsëritësit, për të cilat Gjykata ka dhënë një dënim jo më të vogël se 15 (pesëmbëdhjetë) vite burgim; për krimet kundër jetës, për të cilat Gjykata ka dhënë një dënim jo më të vogël se 20 (njëzet) vjet burgim; për krimet seksuale me të mitur, sipas përcaktimeve të Kodit Penal.

Përveç sa është parashikuar më sipër, në institucionet e sigurisë së lartë ekzekutohet dënimi edhe ndaj të dënuarve të tjerë, të cilët, në kryerjen e veprës penale ose gjatë ekzekutimit të dënimit, janë karakterizuar nga qëndrime ose sjellje, që bëjnë të pamundur qëndrimin në burgjet e kategorive të tjera.

PJESE NGA DRAFTI

NENI 14
Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale

  1. IEVP-të, mbi bazën e kategorisë së subjekteve. ndaj të cilave ekzekutohen dënime penale, ndahen në:
    a) institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të dënuarit e rritur;
    b) institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për të dënuarit e mitur;
    c) institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale për gratë;
    ç) institucionet e paraburgimit.
  2. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale mund të ndahen në seksione, sipas nevojës së administrimit.
  3. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale ose seksione brenda tyre, mbi bazën e sigurisë, kategorizohen, si më poshtë vijon:
    a) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së lartë;
    b) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së zakonshme;
    c) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të sigurisë së ulët;
    ç) Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale të hapura.
  4. Përjashtimisht nga rregullat e përcaktuara nga ligji për organizimin dhe funksionimin e organeve të administratës shtetërore, krijimi, klasifikimi dhe mbyllja e institucioneve të ekzekutimit të vendimeve penale me burgim apo seksioneve të veçanta në këto institucione bëhen me urdhër të ministrit të Drejtësisë.
    NENI 15
    Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale private
  5. Institucionet e ekzekutimit të vendimeve penale janë publike dhe private.
  6. Këshilli i Ministrave përcakton rregullat për funksionimin, administrimin, kontraktimin, si dhe rregullat që përcaktojnë elementet e sigurisë në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.
    NENI 16
    Vendosja e të dënuarve në Institucionet e Ekzekutimit të Vendimeve Penale Private
  7. Të dënuarit, për të cilët është vendosur masa e dënimit deri në 5 (pesë) vite burgim, mund të vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.
  8. Të dënuarit që me vendim Gjykate janë caktuar në institucionin e sigurisë së lartë, nuk vendosen në institucionet private të ekzekutimit të vendimeve penale.

Marre nga gazeta “Panorama”, versioni print

burgje private
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Përleshje në burgun e Durrësit, një i plagosur me thikë

09:44 / November 16, 2026

Pas rasteve vjen goli, Rey Manaj kalon në avantazh Shqipërinë! 0-1 kundër Bjellorusisë

18:34 / November 15, 2026

Shqipëria, gati për ‘finalen’ e fundit/ Dy ndryshime të detyruara në formacion, Shehu e Hoxha titullarë

18:30 / November 15, 2026

Analiza e CNN: Trump rrezikon t’i kushtojë sërish humbje republikanëve në vitin 2028

17:34 / November 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.