Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Burim problemesh serioze/ 3 pasoja që vijnë nga ngrënia e thonjve

22:37 / March 26, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
thonj
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ngrënia e thonjve, ose siç njihet në gjuhën shkencore, onikofagjia, na prek të gjithëve në një moment të caktuar të jetës sonë, në mënyrë të drejtpërdrejtë, ose jo. Personat që vuajnë prej saj kanë thonj shumë të hollë dhe të dobët, ndërsa ata vetë kanë një lloj dëshire të pakontrollueshme për t’i ngacmuar me dhëmbë apo për t’i ngrënë. Është një zakon i vështirë për t’u hequr, pavarësisht nëse ka filluar në fëmijëri apo më vonë. Shkaqet e onikofagjisë mund të jenë të shumta, por është e rëndësishme t’i identifikoni që në fillim në mënyrë që të gjeni zgjidhjen e duhur për këtë problem. Ky zakon fillon nganjëherë në fëmijëri  nga mërzia apo thjesht sepse keni uri, por personat mund ta ruajnë zakonin e ngrënies së thonjve deri në moshë të rritur. Kur onikofagjia shfaqet më vonë, shkaqet janë më shumë të lidhura me stresin, punën, gjendjen ekonomike, ose jetën në familje. Ndodh nganjëherë edhe të hani thonjtë pa qenë i ndërgjegjshëm, kur jeni në gjumë, madje ka fëmijë që hanë edhe thonjtë e këmbëve. Onikofagjia nuk dëmton vetëm bukurinë e duarve; ajo mund të ketë pasoja në shëndet, por edhe në jetën tonë shoqërore. Disa persona i hanë thonjtë derisa u del gjak. Kjo bën që majat e gishtave të jenë të kuq, të dhembin dhe lëkurëzat të gjakosen. Transmetimi i mikrobeve nga goja në dorë dhe nga dora në gojë, mund të shkaktojë infeksione në rrënjë të thoit ose në gojë. Në disa raste ekstreme, majat e gishtave zënë qelb etj, më poshtë living do t’ju njohë me 5 pasojat e kafshimit të thonjve: .

1.Pengon rritjen normale të tyre: Nuk kishte si të ndodhte ndryshe, pasoja e parë e ngrënies së thonjve lidhet drejtpërdrejt me rritjen normale të tyre. Duke i ngrënë vazhdimisht, thonjtë tuaj nuk rriten në mënyrë të njëtrajtshme dhe do të thyhen e petëzohen më lehtë.

2.Ndikon në shfaqjen e sëmundjeve të ndryshme bakteriale: Duke qenë se duart janë vazhdimisht në kontakt me objekte të ndryshme, është mëse logjike që në thonjtë e dëmtuar të rriten baktere dhe mikroorganizma të ndryshëm. Salmonela dhe Escherichia coli janë dy prej sëmundjeve që zhvillohen më së shumti si pasojë e kontaktit të thonjve me ushqimet e pagatuara.

3.Dëmton dhëmbët: Përveç dhimbjes si pasojë e copëzimit të tyre deri në rrëzë, kur hani thonjtë ju dëmtoni po ashtu edhe dhëmbët duke i zhveshur nga shtresa natyrale e zmalitit, por shpeshherë edhe duke infektuar mishrat e dhëmbëve.

4.Shkaton dhimbje të artikulacioneve: Ndonëse mund t’ju duket e çuditshme, ngrënia e thonjve mund të shkaktojë dhimbje të qafës dhe dhëmballave si pasojë e sforcimit të kafshimit.

5.Rrit probabilitetin që të prekeni nga Paronikia: Personat që hanë thonjtë janë më të predispozuar për t’u prekur nga Paronikia, një infeksion që zhvillohet në skajin e thonjve të gishtave të duarve. Paronikia shkaktohet më shpesh nga një baktere e zakonshme e lëkurës që depërton lëkurën rreth thoit të dëmtuar nga një traumë si kafshimi, thithja e gishtave etj. Paronikia fillon si një skuqje dhe enjtje rreth thoit, shoqëruar me dhimbje dhe ndjeshmëri ndaj prekjes dhe grumbullim qelbi

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.