Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Rajon&Bota

Burrat rrahin doktoreshën, e hedhin nga kati i gjashtë pasi ftoi kolegun mashkull në apartament

23:19 / March 23, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
dok krkrk1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një doktoreshë femër është rrahur dhe është hedhur drejt vdekjes se saj nga kati i gjashtë i apartamentit të saj në Egjipt, në vrasjen e quajtur “të nderit” pasi kishte ftuar kolegun e saj mashkull në apartament.

Mediat egjiptiane thanë 34-vjeçarja fatkeqe që nuk është emëruar publikisht, ka vdekur dy javë më parë pasi ishte hedhur nga ballkoni i saj në Cairo.

Për vrasjen e saj janë arrestuar qiradhënësi i shtëpisë, roja i ndërtesës dhe një fqinj.

Të tre ata akuzohen se kanë hyrë me forcë në apartamentin e gruas dhe e kanë rrahur atë, pasi kishte kaluar kohë vetëm me një koleg mashkull.

Sipas kodit të sjelljes sociale në Egjipt, konsiderohet diçka e turpshme që një grua e pamartuar të qëndrojë vetëm me një burrë, edhe pse në ligjet e shkruara nuk shprehet diçka e tillë.

E përditshmja The New Arab thotë se hetimet po vazhdojnë për ngritjen e akuzave të sakta ndaj të dyshuarve.

Disa prej mediave thonin se sulmuesit e kishin hedhur gruan drejt vdekjes ndërsa të tjera thonin se ajo ra gjatë sulmit.

Qiradhënësi i shtëpisë mohonte çdo shkelje duke thënë se gruaja vrau veten gjatë një “krize psikologjike”.

Aktivistët e të drejtave të grave kanë kërkuar dënimin e të akuzuarve dhe reforma kundër diskriminimit të grave në Egjipt.

Vrasja vjen vetëm disa javë pas propozimit nga politikanët të ligjeve të reja që kufizojnë akoma me shume të drejtat e grave. Në një prej tyre thuhet se gratë nuk kanë të drejtë të nënshkruajnë të vetme kontratën e martesës, pa u aprovuar nga një i afërm mashkull.

Ndërsa burrat janë të aftë të anullojnë një martesë pa miratimin e grave të tyre, dhe u jepet prioritet për kujdestarinë e fëmijëve.

Burrat gjithashtu kanë të drejtën ekskluzive për nënshkrimin e çertifikatës së lindjes së fëmijës dhe të zgjedhin arsimimin e tij.

Sipas shifrave të OKB të vitit 2013, 99% e grave në Egjipt kanë vuajtur ngacmime seksuale dhe më shumë se gjysma kanë provuar dhunë shtëpiake.

Raporti shton se ligjet vendase nuk dënojnë dhunën shtëpiake apo përdhunimin brenda martesës, prandaj këto krime shpeshherë nuk merren në konsideratë nga autoritetet.

Burrat mjeken rrahin
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Irani godet anijen luftarake të SHBA-së, koordinonte sulmet ndaj anijeve tregtare të Teheranit

22:56 / June 3, 2026

Maqedonasit kanë fobi nga gjuha shqipe, ekspertët: Po vazhdojnë të na diskriminojnë

22:04 / June 3, 2026

Tmerr në Ekuador, 8 trupa të pajetë gjenden brenda qeseve, dyshohet se i përkisnin së njëjtës familje

20:20 / June 3, 2026

Konfirmohet pjesëmarrja e Donald Trump në Samitin e NATO-s në Turqi, Rubio: Mund të jetë më i rëndësishmi në historinë e aleancës

19:56 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.