Gjykata e Rrethit Gjyqësor Mat vëndosi masën “arrest me burg” për 8 nga 14 të arrestuarit në fshatin Lami i Madh, nën akuzën e kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.
“Arrest me burg pa afat” u vendos për shtetasit: Gëzim Koleci, Mehmet Koleci, Idajet Koleci, Vilson Koleci, Gestian Koleci, Lezan Koleci, Fatjon Doda e Rasim Xheçuka.
Ndërsa masa “arrest shtëpie” u dha për shtetasit Afrim Haspepa, Besmir Koleci, Agim Koleci, Lezan D. Koleci, Albert Koleci dhe Gazmir Gjoçuka.
Burime pranë gjykatës thanë se familjarët e të arrestuarve paraqitën raporta mjekësorë për familjarë të prekur nga Covid-19, u shprehën se kanë fëmijë të vegjël si dhe pretendime të tjera që i favorizuan.