Bashkia Mat vijon punën e saj për ndriçimin e lagjeve dhe rrugëve që ishin në errësirë prej shumë viteve.
Pas ndriçimit të hyrje-daljeve të qytetit Burrelit, qendrave administrative vazhdon puna për ndriçimin e lagjeve periferike.
Kryetari i kësaj bashkie Agron Malaj tha se sot përfundoi ndriçimi i lagjes Ndreu dhe se do të bëhet kujdes edhe për ato zona ku nuk është siguruar ende ky shërbim i rëndësishëm.
Postimi i Agron Malaj:
Pasi kemi përfunduar me ndriçimin e qëndrës së qytetit #Burrel, kemi nisur punën për ndriçimin edhe të lagjeve të tjera.
Sapo kemi përfunduar edhe ndriçimin në Lagjen Ndreu. Tanime, rruga nga Agjensia deri te kjo lagje është e ndiçuar dhe mund të aksesohet lehtësisht nga banorët e zonës.
Puna do të vijojë edhe në zonat e tjera të Bashkisë #Mat.