Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Burri do më vrasë, ka armë në shtëpi”, policia prangos 60-vjeçarin

11:09 / October 2, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
arme gjahu
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një konflikt në familje për pak sa nuk është kthyer në një tragjedi. Një telefonatë nga fshati Zgjup i Gramshit në polici ka ngritur në këmbë efektivët e Elbasanit. Një grua kërkonte ndihmë sepse ishte dhunuar nga i shoqi dhe se kishte frikë për jetën e saj, pasi në shtëpi kishte armë.

Policët u nisën menjëherë duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të rastit. Në pranga u vu R.D., 60 vjeç ndërkohë që në shtëpi u gjet një armë gjahu dhe plot 1400 fishekë.

NJOFTIMI I PLOTE

Gramsh

Parandalohet përshkallëzimi i mëtejshëm i një rasti të dhunës në familje.

Falë reagimit në kohë të Policisë është bërë arrestimi në flagrancë i 60-vjeçarit që dhunonte bashkëshorten e tij.

Sekuestrohet një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë.

Në sallën Operative të Komisariatit të Policisë Gramsh ka ardhur një telefonatë nga një shtetase që jetonte në fshatin Zgjup, Gramsh, e cila ka kërkuar ndihmë nga Policia, pasi bashkëshorti i saj kishte ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj dhe ajo ndihej e frikësuar se mund ta vriste, pasi në banesë kishte dhe armë zjarri.

Me marrjen e njoftimit, menjëherë shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe falë reagimit në kohë dhe punës profesionale është bërë i mundur parandalimi i përshkallëzimit të mëtejshëm të ngjarjes, duke arrestuar në flagrancë shtetasin R. D., 60 vjeç, banues në fshatin Zgjup, Gramsh.

Gjatë kontrollit në banesë këtij shtetasi iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale, një armë zjarri automatik dhe 1400 fishekë, që i dispononte pa leje.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Asnjë mbrojtje për këdo që del përpara drejtësisë”/ Rama në Dublin: Për herë të parë që nga 1912, njerëzit me pushtet po gjykohen nga gjykata të pavarura

22:22 / November 11, 2026

Ndryshime në kabinetin qeveritar/ Ja çfarë po ndodh në Ministrinë e Drejtësisë

21:40 / November 11, 2026

Samiti i radhës i NATO-s në Tiranë do të zhvillohet virtualisht? Ministria e Mbrojtjes mohon pretendimet: Nuk ka pasur deklaratë të tillë

20:59 / November 11, 2026

Veliaj grupit të PS: Komision parlamentar për të hetuar kërcënimet e kryeministrit ndaj meje…

19:22 / November 11, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.