Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

Burri kërcënonte gruan se do ta vriste atë me sëpatë, policia shkon për të arrestuar por gjen…

13:20 / August 6, 20231 Min Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1582639823 Elbasanpolicia
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Shërbimet e Rendit dhe ato për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Elbasan, sapo kanë marrë njoftim se në lagjen “Vullnetari”, një shtetas kërcënonte bashkëshorten e tij se do ta vriste me sëpatë, kanë organizuar punën dhe në kuadër të operacionit policor të koduar “Momenti”, kanë ndërhyrë menjëherë për të parandaluar një ngjarje të mundshme kriminale, në këtë familje.

Si rezultat i ndërhyrjes së Policisë, u arrestua në flagrancë shtetasi A.L, 48 vjeç, banues në Elbasan. Në vijim të hetimeve të thelluara për veprimtarinë kriminale të këtij shtetasi, u sigurua informacion se 48-vjeçari, në një parcelë në pronësi e tij, në fshatin Vreshats, kishte kultivuar fidanë narkotikë.

Në bazë të këtyre informacioneve, janë organizuar kontrolle në këtë pronë ku janë gjetur dhe asgjësuar 40 fidanë narkotikë cannabis sativa që dyshohet se ishin kultivuar në kubikë, nga shtetasi A. L.

Shërbimet e Policisë sekuestruan në cilësinë e provës materiale, sëpatën me të cilën shtetasi A.L. kanoste bashkëshorten, një përforcues grushti, si dhe disa nga fidanët narkotikë, pasi pjesa tjetër e tyre u asgjësua nëpërmjet djegies. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Elbasan, për veprime të mëtejshme.

Burri Policia
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Tragjedia në Lezhë, këta janë 2 të rinjtë nga Kosova që u mbytën në det. Njëri prej tyre futbollist

09:34 / June 4, 2026

Vrasja në Maliq/ Identifikohet autori, ishte i dënuar me 10 vite burg në mungesë. Zbardhet emri i policit të vrarë dhe të plagosurit

09:10 / June 4, 2026

Ngjarje e rëndë në Maliq, një person vret një polic dhe plagos një tjetër në Lozhan

08:36 / June 4, 2026

Kryebashkiaku Ndreu dhe ambasadori i Kosovës, vizitojnë të rinjtë që i mbijetuan tragjedisë te Rana e Hedhun

21:19 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.