Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kronikë

“Burri më kërcënon se do më vrasë”/ Policia ndërhyn në kohë, arreston 60-vjeçarin

10:52 / October 30, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
WhatsApp Image 2021 10 30 at 10.47.36
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Një telefonatë e mbërritur në sallën operative nga gruaja e cila kërcënohej për jetën ka çuar në arrestimine një 60-vjeçari në Shkodër.

Sipas burimeve zyrtare të policisë ngjarja ndodhi në fshatin Vermosh të Shkodrës, ku burri kërcënonte gruan e tij se do e vriste me armë zjarri.

NJOFTIMI I PLOTE

Policia parandalon një ngjarje të mundshme kriminale në familje.

Ndërhyrja në kohë e Policisë parandaloi përshkallëzimin e konfliktit mes dy bashkëshortëve.

Vihet në pranga 60-vjeçari, i cili tentoi ta godiste me mjet prerës bashkëshorten dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

Sekuestrohen një armë zjarri kallashnikov, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe Shkodër kanë marrë njoftim se në fshatin Vermosh të Njësisë Administrative Kelmend, shtetasi P. B. kishte konflikt me bashkëshorten e tij shtetasen F. B., të cilës i rrezikohej jeta nga bashkëshorti, pasi ai e kërcënonte me mjet prerës dhe me armë zjarri.

Menjëherë, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje dhe kanë vënë në pranga shtetasin P. B., 60 vjeç, i cili pas një konflikti me bashkëshorten kishte tentuar ta godiste me mjet prerës gërshërë dhe e kërcënonte se do ta vriste me armë zjarri.

Gjatë kontrollit në banesë, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri kallashnikov, dy karikatorë, 140 fishekë luftarak dhe një palë gërshërë.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprat penale “Kanosja”, ”Dhuna në familje” dhe “Armëmbajtja pa leje”.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zbulohet data kur mbyllet kapitulli i 20 me Bashkimin Europian, Rama drejt Brukselit për Konferencën Ndërqeveritare BE-Shqipëri

21:59 / October 2, 2026

Ambasadori i OSBE në Shqipëri takim me shoqatën e gjyqtarëve dhe prokurorëve: Përfshirja e të gjitha palëve, e rëndësishme për funksionimin e sistemit të drejtësisë

21:19 / October 2, 2026

Problemi parimor i kontestimit të prokurorëve ndaj reformës së re në drejtësi!

20:59 / October 2, 2026

Kërcënohet me eksploziv biznesi në Peshkopi, autorët kërkojnë 50 milionë lekë, mesazhin e dërgojnë me kuti picash

20:18 / October 2, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.