Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

“Burri me vjehrrën e kunatën më rrahën dhe përfundova në spital”, 37-vjeçarja bën rrëfimin rrëqethës për jetën e saj: Kam 4 fëmijë!

15:36 / June 15, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
elmie
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Në emisionin “Historia ime” sot u soll jeta e vështirë e 37-vjeçares, Elmie, nënë e 4 fëmijëve. Elmie është martuar e re me shkuesi, por ajo thotë se jeta e saj gjithmonë ka qenë e vështirë pasi bashkëshorti gjithmonë e ka dhunuar, ajo nuk ka marrë urdhër mbrojtje edhe pse një herë ka rrezikuar jetën, ka qenë e shtruar nga dhuna në spital. Elmia prej dy vitesh është ndarë, por jo ligjërisht. Ajo jeton me 4 fëmijët e saj është e papunë dhe kërkon ndihme.

Elmie: Nuk punonte, luante bixhoz, vjehrra nuk ishte e mirë, fuste konflikte në shtëpi. Një herë më rrahu burri së bashku me vjehrrën dhe kunatën dhe shkova në spitalin Ushtarak. Unë nuk mora as urdhër mbrojtje asnjë gjë.

Elmia tregon se prej dy vitesh është ndarë nga bashkëshorti, por jo ligjërisht. Pasi u nda, ajo i mbajti vetë fëmijët dhe me dëshirën për të krijuar një familje të mirë, ajo u lidh me dikë tjetër që ishe i ndarë nga gruaja dhe kishte dy vajza. Vendosën që të bashkëjetojnë në shtëpinë e tij në Elbasan dhe raporti mes tyre dhe fëmijëve ishte shumë i mirë në fillim.

Mirela Milori: Po çfarë nuk shkoi?

Elmia: Ishte dhe ky i dhunshëm dhe xheloz, morëm një lokal tonin aty dhe thoshte pse hyn në banak ky, ishte shumë i dhunshëm. I vdiq e ëma dhe ne morëm shtëpi në Vlorë me qira sepse kishte konflikte me familjarët. 100 mijë ishte qiraja dhe 80 mijë ishte lokali, punonim dhe jetonim. Pastaj filloi dhuna, ishte shumë xheloz dhe pinte shumë.

Nga kjo bashkëjetesë erdhi në jetë edhe një fëmijë tjetër, por nga dhuna dhe xhelozia, ajo vendosi të marrë rrobat dhe të largohej nga bashkëjetuesi. Tani jeton me 4 fëmijët e vetme në Tiranë, në një shtëpi me qira dhe është e papunë për momentin. Nuk merr asnjë para si nga bashkëshorti i parë si nga bashkëjetuesi i dytë dhe ja del duke punuar nëpër shtëpi të tjera. Elmie me lot në sy tregon se nuk është më e fortë dhe problemet që ka nuk është më në gjendje t’i përballojë.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Zjarr në Voskopojë, zjarrfikësit dhe shërbimi pyjor në operacion për shuarjen e flakëve

18:37 / July 22, 2026

Spanjë–Argjentinë, gjithçka që duhet të dini para finales së Kupës së Botës 2026

14:29 / July 18, 2026

Ish-presidenti Nicolas Sarkozy nis dënimin me burgim

11:40 / October 21, 2025

Raporti për sigurinë nga DASH, deputeti Malaj: Nuk duhet të dizinformojmë siç bëhet me disa ngjarje

17:14 / October 1, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.