Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Kryesore

Bushati merr letër falënderimi nga kreu i NATO-s dhe Kryeministri izraelit

16:48 / March 6, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
DmHQY5vWsAUBt5C 1024x837 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati vijon të marrë letra falënderimi për punën dhe veprimtarinë gjatë aktivitetit të tij si kryediplomat i vendit në vitit 2013-2019.

Sekretari I Përgjithshm i NATO-s Jens Stoltenberg dhe Kryeministri i Izraelit Benjamin Netanyahu, i cili I ka nis një letër falënderimi ish-Ministrit Bushati me rastin e largimit nga detyra. Sekretari Stoltenberg vlerëson rolin e Ministrit Bushati dhe Shqipëris n përputhje me angazhimet e aleancës. “Dëshiroj t’ju falënderoj për angazhimin tuaj të fortë personal dhe kontributin në Aleancë…. Kontributi i Shqipërisë në KFOR, Resolute Support, prezenca juaj në Grupbatalionin e NATO-s në Letoni dhe në misionin në detin Egje, ka vlerësimin tonë maksimal dhe janë një shembull konkret i angazhimit të Shqipërisë në Aleancë, për të cilat unë dhe Aleanca ju jemi mirënjohës. Në të njëjtën kohë Ju jam mirënjohës për mendimet tuaja rreth situatës në Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen Tuaj të zjarrtë për politikën e dyerve të hapura, e cila provoi sërish se është e një rëndësie të veçantë”, thuhet në letrën e Sekretarit Stoltenberg drejtuar Bushatit.

Ministri i Jashtem Ditmir Bushati takon Sekretarin e Përgjithshëm të NATO s z. Jens Stoltenberg

Ndrsa Kryeministri i Izraelit Netanyahu falenderon Bushatin për “ kontributin personal në  forcimin e bashkëpunimit mes dy vendeve”. Netanyahu uron që të takohet së shpejti me Bushatin, ndërsa bën me dije se Izraeli e vlerëson bashkëpunimin me Shqipërinë dhe do të punojë për përforcimin e kësaj marrëdhënie.

Ish- Ministri Bushati ka marrë dhe një sërë letrash të tjera falënderimi nga homologët e tij të vendeve të ndryshme. Ministri iI jashtëm dhe i Tregtisë në Hungari Peter Szijjarto, Ministri i Jashtëm i Luksemburgut Jean Asselborn, Ministri i Jashtëm i Emirateve të Bashkuara Arabe, Abdullah bin Zayed Al Nahyan, homologu Estonez, Sven Mikser, etj.

Pak ditë më parë, Bushati publikoi në profiling e tij në facebook dhe letrat e Sekretarit Amerikan të shtetit Mike Pompeo, Ministrave të Jashtëm të Italisë Enzo Moavero Milanesi, dhe Turqisë Mevlut Cavoshoglu dhe ministrit për Europën në Mbretërinë e Bashkuar Alan Duncan.

Bushati nato Netanyahu stoltenberg
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

“Pamje e realitetit të trishtë”/ Rama publikon video nga ndotja në Zvërnec: Kështu duan ta shohin armiqtë e Shqipërisë europiane

08:10 / June 4, 2026

Kushte atmosferike të paqëndrueshme dhe vranësira, parashikimi i motit për këtë të enjte

08:05 / June 4, 2026

Aksident i rëndë në autostradën Tiranë-Durrës, plagosen dy drejtues mjetesh

22:22 / June 3, 2026

“Zvërneci”- Rama ironizon me pamjet e 2 projekteve të realizuara nga 2 vëllezërit nga Katari: Kështu e kuptojnë zhvillimin në harmoni me natyrën ata…

20:59 / June 3, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.