Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Bushati nuk ishte në listë, Rama e shpjegon: Të punonte tokën si shokët e tij

14:35 / March 9, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
rama edi 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Kryeministri Edi Rama ka komentuar gjatë mosfutjen në listë të ish ministrit të Jashtëm Ditmir Bushati. Ai tha se nuk ka asgjë personale, por se ish ministri duhet të ishte në terren me njerëzit.

“Ditmir Bushati e thoni ju dhe e përsërisni ju, se të ka kritikuar. Dikush thotë se keni pasur konflikt për kufijtë e Kosovës. Dhe unë mund t’ju them diçka që i rrëzon të gjitha këto. Nëse unë do të kisha gjëra të tilla dhe nëse unë do të funksionoja kështu, e para nuk mbaj inate por nëse në nivel personal njeriu mund dhe të ketë hatërmbejtje, kur ti drejton PS nuk mund të jesh njeriu që e ke mendjen ca tha ai atje apo ca dëgjova se tha ky atje. Ka trajnerë që zihet me një lojtar që i duhet në fushë dhe nuk e fut? Keni parë ju? Keni parë se si një lojtar i ka hedhur fanellën trajneri kur ka dalë nga fusha? I duhet në fushë. Kush i lidh këto me rolin tim dhe personin tim nuk di ça flet. Unë i mirëkuptoj. Po jap një shembull të thjeshtë.

Ditmir Bushati ka ardhur tek unë dhe më ka thënë dua të bëhem sekretar i OSBE dhe dua mbështetjen tënde. Unë i kam thënë do kesh mbështetjen time, Ditmir Bushati ishte një nga kandidatët, i kemi dhënë të gjithë mbështetjen dhe pse në kushte jo fort të lehta, pasi duke qenë kryetar në detyrë i OSBE për një vit dhe duke qenë në vtin kur duhet të zgjidhej katërshja e sekretariatit që kishte mbetur pa u zgjedhur, kryetari i OSBE ka rolin e ndërmjetësimit për të ruajtur konsesus, dhe disa vende kanë shprehur rezerva për kandidaturë nga Shqipëria në kustet kur Shqipëria ka drejtimin e OSBE duke e konsideruar si të padrejtë nga ana e tyre. Kjo e bën kryetarin e OSBE të pabesueshëm. Megjithatë deri në fund unë kam mbështetur Ditmir Bushatin, sepse përtej çfarë debati mund të kem unë me Ditmir Bushatin që është një debat në një nivel konceptual, një sekreta i OSBE nga Shqipëria, do të ishte kryevepër, dhe unë e mbështes Ditmir Bushati dhe Shqipërinë. Tani si mundem unë të jem personi që tha kshu e ashtu.

Shokët e Ditmir Bushatit sot janë te kufiri atje dhe nuk janë te kufiri se kanë bërë debate për mua por janë te kufiri se përvec punës si minstra dhe mbledhjeve dhe daljeve në televizor kanë punuar tokën, kanë mbjellë e kultivuar në terren përditë të korrurat e 25 prillit, ndërsa Ditmir Bushati ditën e parë që la drejtim e Shkodrës zbriti nga treni, nuk u shfaq në asnjë aktivitet, që janë pjesë e pandashme e punës të cdo njeriu që ka një mandat nga socialistët në kët parti, është shumë e thjeshtë. Ditmir Bushati ka ca mendime të tijat me të cilat nuk jam darkord. Ai me të vetën unë me të miat jeta vazhdon. Nëse Bushati do kishte punuar tokën do të ishte njësoj si shokët e vet. Nuk është personale. Po një gjë ia kam thënë në mënyrë të përsëritur dhe ia kam thënë dhe dje, kush është lart, duhet të rrijë poshtë çdo ditë”, tha Rama.

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Avokati: Ja pse protesta e ka mbyllur ciklin e saj! E shkatërroi dhuna dhe kërkesat e palogjikshme

10:12 / November 7, 2026

Nis votimi për kreun e ri të Partisë Demokratike në Fier, pesë kandidatë në garë

10:07 / November 7, 2026

Progres-raporti i KE, Meta: Rama shpiku “centimetrin e fundit” si alibi për agoninë e qeverisjes

19:45 / November 6, 2026

Protestat/ PD çon në Kushtetuese ‘paketën antidhunë’

11:23 / November 6, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.