Ish-ministri i jashtëm i Shqipërisë Ditmir Bushati ka përshëndetur marrëveshjen e nënshkruar sot mes Kosovës dhe Serbisë në Shtëpinë e Bardhë me praninë e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump.

Sipas Bushatit, kjo marrëveshje është një hap përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomike me shpresën për ti hapur rrugën procesit të njohjeve të ndërsjelltë mes dy vendeve.

“Një hap i madh përpara drejt normalizimit të marrëdhënieve ekonomikë të cilat shpresojmë t’i hapin rrugën për procesin e njohjes dhe pajtimit të ndërsjellë. Shumë të mirëpritura lajmet për vendosjen e rrugëve diplomatike për stabilitetin në rajon!”, shkruan Bushati.

PËRGJIGJU

Please enter your comment!
Please enter your name here