Java e 18-të ishte e zezë për xhaketat e zeza. E zezë në të gjitha ndeshjet me gabime fatale në Korçë, Gjirokastër dhe Tiranë. Nëse në Skënderbeu-Partizani gabimet nuk e caktuan rezultatin teknik, ndryshe ndodhi në Luftëtari-Kukësi dhe Tirana-Bylis, ku vendimet të dyshimta ose jo, ndikuan në rezultat.
Pas asaj që ndodhi në “Selman Stërmasi”, Bylisi ka reaguar ashpër pas takimit, duke shpallur publikisht non-grata arbitrin Jorgji.
Reagimi:
FK Bylis Deklaratë për Mediat!!!
-Duke marrë shkas nga “Gjykimi i sotëm skandaloz” shpall “Non-Grata” Arbitrin Jorgji dhe bandën e tija!!!
Shumë shpejt do të dërgojmë një kërkesë në FSHF që këta Bastard mos të gjykojnë ndeshjet e ekipit tonë!!!
Do rikthehemi më të fortë!!!
BallkanWeb
