Nëse ju ka vajtur mendja për byrek edhe nuk është ende e djele, po sikur tl gjejmë një zgjidhje alternative. Unë jam tërësisht kundër byrekëve të rrugës, pasi nuk e di çfarë kanë një je ne sais quoi papastertie. Si e tillë, duhet të gjejmë zgjidhjen në shtëpi.

Për mbushjen do përdorim qasjen tradicionale – qepë dhe domate. Këtu ju mund të bëni cudira, por parimi është, sa me thjeshtë, aq me e vështirë për të bërë gabime. Çelësi i suksesit ëshë marinimi i mbushjesh edhe gatimi i saj i rregullt. Sfoljata ka një nevojë, të lyhet me të verdhë veze siper para se të futet në furrë, pasi thahet kollaj. Këtë hap mos e harroni.
Tani direkt në praktikë. Për një byrek modest për dy(ose 1 nëse jeni shumë të uritur) ju duhet.
- 1 pakto pete sflojate
- 1 qepë
- 2 domate mesatare
- vaj ulliri, kripë, piper, paprika
- 1-2 thelpinj hudhër
- 1 të verdhë veze
Përgatitja
- Nxehni furrën në 180 gradë (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë)
- Në një tigan të thelle, të nxehur me vaj ulliri shtoni qepët e prera në kubike të vogla edhe skuqini. Shtoni gjithashtu edhe hudhrat e prera holle. Qepëve shtojini kripë dhe piper.
- Gjatë kohës që qepët gatuhen, pritni domatet në kubike të vogla gjithashtu.
- Sapo te jene afërsisht gati qepët shtoni pak paprika, trazojini mirë edhe lërini të marrin një të skuqur të shpejtë
- Shtoni domatet edhe gatuajini deri sa të humbin formën. Këtu keni zgjedhje – nëse mbushjen e doni që të ketë pak formë, gatuajeni deri sa domatet të marrin formen e salcës edhe e keni gati – nëse pastaj mbushjen e doni tërësisht të shpërbërë, hidhini pak ujë edhe gatuajeni deri sa të shterojë. Unë zgjodha të parën.
- Në një tavë, të shtruar me letër kuzhine që të shmangim ngjitjen, hapim me kujdes sfoljatën, shtojmë mbushjen edhe e mbulojmë si një kalcone.
- Lyejeni me të verdhë veze, hidhini pak kripë sipër. Mos përdorni vaj pasi sfoljata ka plot yndryrë
- E vendosim në furrë edhe e pjekim deri sa të shikoni që sfoljata është gati (ose sa specifikohet në paketimin e petës sfoljatë).
- Nxireni, lëreni të rrijë pak sa të ftohet edhe është gati.
Gjith e gjith do ju duhen rreth 25 minuta që ta keni gati gati.
