Këngëtarja dhe biznesmenia, Rezarta Shkurta, është mjaft aktive në profilet e saj në rrjetet sociale. Përveç fotove e videove të punës, ajo herë pas here poston edhe momente nga jeta e saj private.
E kështu ka bërë edhe mëngjesin e kësaj të shtune. Në “Instagram”-in e saj, Rezarta ka ndarë një video ku shfaqet bashkëshorti i saj, Ermal Hoxha. Ajo dëgjohet teksa e pyet se ku po shkon dhe çfarë do u thotë grave dhe gocave po e panë. “Praaa, praaaa, ky djali është i martuar. S’jam xheloze thjesht po e them”, shkruan Shkurta bashkëngjitur në videon në fjalë.
