Paketa e re anti-krizë e prezantuar nga kryeministri Edi Rama, u bë “mollë sherri” në seancën e sotme në Kuvendin e Shqipërisë. Rama përsëriti se mbi 800 kWh, energjia do të paguhet me 42 lekë. Kjo solli reagimin e opozitës. Deputeti demokrat Helidon Bushati, tentoi të reagonte nga vendi, por ju tërhoq vëmendja nga kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, se po shkelte rregulloren.
Edi Rama: Do të bëjmë rritje për energjinë për të arritur atë pikë që ka ardhur për pagat. Do të vendosim edhe mbështetje financare për naftën për fermerët. Numri është rritur, kërkesat janë edhe më të mëdh. Numrat janë të shkruar dhe të regjistruar. Por ndërkohë faza e mëtejshme do të shoqërohet për nevojën për të pasur transparencë. Nuk do të ketë dhënie me kërkim llogari. Njëkohësisht kemi vendosur që duke qenë se nuk e prekim çmimin e energjisë të vendosim një tavan. 96% e konsumatorëve konsumojnë më pak se 800 kilovat për orë. Janë vetëm 4%. Janë fakte dhe shifra, nuk janë opinione. Nuk janë përralla demokratike.
*ndërhyn Helidon Bushati
Kryeparlamentarja Lindita Nikolla: O zoti Bushati, si do iu vinte që kur të flisnit ju, të flisnim dhe ne?
Edi Rama: Ça ka ky mo? Ça ka që ulërin? Pse ulërin mo? O zotëri, injoranca nuk është argument, nuk ka qenë kurrë. Injoranca e kthyer në argument ju ka sjellë këtu ku jeni.