Nga Bardhi Sejdarasi
Çështja është nën hetim dhe unë nuk e kam zakon të komentoj një çështje me të cilën merren prokurorët.
Ka një tjeter gjë me te cilën duhet të merresh dhe qe lidhet me “racën” tonë, pra me gazetarët!
Të marrësh nje njoftim publik, zyrtar, të prokurorisë dhe, të tjerësh “blla-blla” pa asnjë hetim, investigim, (po të doni), të akuzosh, ashtu si prokurori i paaftë, një person se ka “vjedhur” etj etj, nuk i bën nder aspak detyrës fisnike dhe të nderuar të gazetarit të ndershëm!
Të “përdoresh” nga “Bosi” për të hedhur shashka, poashtu e fyen profesionin!
Të bësh “opinionistin”, kur je thjesht gazetar dhe ke në dorë të gjesh e të mbledhesh fakte, përsëri e fyen profesionin dhe detyrën!
Më ka rastisur të jem ditët e fundit në disa studio, ku përballë kam pasur gazetarë që bëjnë “prokurorin” apo edhe më të keqen: “gjyqtarin”(!!!) por jo detyrën si gazetarë, pra mbledhjen e servirjen e fakteve të vërteta, te hulumtuara. të përballura në dy apo tre burime! Llafazanët nuk mund të quhen gazetarë!
A ka “vjedhur” Sekretari i përgjithshem i Ministrisë së Financave?
Si mund ta thotë përgjigjen e kësaj pyetjeje një gazetar?!
A e di kush procedurën e miratimit dhe të firmosjes së një akti zyrtar, administrativ, qofte i MFE apo i çdo ministrie tjeter?
A është korrupsion shpërdorimi i detyrës, kur kjo nuk është provuar në asnje shkallë gjykimi?
Nëse duhet të hetohet, mund të shihen se çfarë dokumentacioni ka në dosje, sepse një vendim që ekzekutohet ka shume akte në brendësi te tij!
Fjala vjen, duke filluar edhe nga “këmbëngulja” e një nëpunëse, qe ka mbushur moshën e pensionit dhe lajmerimi per daljen ne pension e ben nervoze, deri ne publikimin e “memos” se saj!!! “Memo”-t janë akte për perdorim të brendshëm të institucionit dhe ato nuk publikohen, veçse me urdhër te gjykatës, kur nje çështje në hetim e ka të nevojshëm informacionin. Unë këteë di! Të tjerë që mund të dinë më shumë, ta thonë!
Por kur firmos për të ekzekutuar “shpenzime per ekzekutim te detyrimeve kontraktuale te papaguara”, nuk “vjedh” DOT! Sepse sekretari i pergjithshem ne cdo ministri, duke qene nepunes civil, ka detyrimin ligjor te urdheroje Thesarin per pagesen e rradhes.
E dini? Në një ditë mund të ketë deri në 10 mijë pagesa!
Hapeni faqen e thesarit ne MFE! Është publike! Dhe shikoni se sa transaksione kryhen! (shih pagesa te kryera vetem ne nje date 30 dhjetor 2022 – https://financa.gov.al/pagesat-e-kryera-2022/
Po ku “vodhi”?
Firmosi që parate nga thesari të shkojnë në bankën tregtare!
Si i “vodhi”! Vetëm letra ka në dorë një nëpunës, nuk ka kartmonedha!
Doni te dini se çfarë ka ndodhur në rastin I. Thana?
Shumë e thjeshtë, kolegë (më vjen keq që disa i quaj me këtë emeër)
Verifikoni këto dokumente:
Ministria e Financave
Ekzekutim Vendimi nr.16 dt 14.7.2000 i Gjykatës së Apelit të Tiranës,
Vendimi nr 5610 dt 1.6.2012 i Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Tiranë,
Urdhri Nr.224,dt.29.09.22, me nr.14228/10 prot,
Memo me nr 16935 dt 14.9.22,
Memo nr 14228/6dt 06.9.22,
Memo me nr 11813 dt 21.6.22,
Memo nr 5231 dt 22.4.21.
Pasi ta keni berë këtë, keni çfarë fakte të sillni! Sepse per opinione, as qe mundeni! Sidomos ju të kronikës, që mbyteni ne një gote ujë, të dhënë nga ndonjë prokuror apo OPGJ! Sigurisht, të paaftë!
Respektojeni profesionin dhe misionin tuaj.
Nderoni veten! Dhe shoqërinë! Dhe profesionin!
