Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Politikë

Çaça: Berisha nuk e ka mbështetjen nga shumica e grupit parlamentar! Kalaja: Nuk mund të ketë bashkim, proçesi është i njëanshëm

23:14 / April 12, 20223 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
Partia Demokratike 1 1140x600 2
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Ndonëse sillet si kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha nuk e ka mbështetjen e shumicën e grupit parlamentar. Kështu deklaron në emision ‘Repolitix’ në Report Tv, anëtari i Këshillit Kombëtar të PD-së, Përparim Çaça. Sipas tij, zgjedhjet që ka nisur Berisha në bazë për të riorganizuar degët është një proçes përjashtimi, që nuk i shërben aspekt në këtë moment situatës në PD dhe bashkimit të demokratëve.

“Berisha nuk e ka maxhorancën e grupit parlamentar. Sot ka qenë debat edhe në kuptimin e llogaridhënies së Berishës për gjithë proçesin në bazë. Nuk është proçes bashkimi, por përjashtimi. Proçes që kërkohet të bëhet një parti siç e ka pas menduar Berisha dhe po ecet në atë trajektore. Në Fier nga 5 mijë anëtarë kanë votuar rreth 804 persona, pjesëmarrje e ulët. Grupi ka pasur që të shtyhen zgjedhjet në bazë për kryetarët dhe kuvendi i 30 prillit”, tha Çaça në Repolitix.

Anëtari i Këshillit Kombëtar Aulon Kalaja thotë se në këtë moment partia po udhëhiqet nga Sali Berisha, pavarësisht se ende nuk ka një vendim të formës së prerë nga Gjykata e Apelit. Kalaja thotë se kjo duket vetëm nga qëndrimi i grupit parlamentar që i kërkon Berishës të ndalë zgjedhjet që ka nisur në bazë, por edhe Kuvendin Kombëtar të thirrur më 30 prill. Ai thekson se proçesi i zgjedhjeve që po organizon Berisha është i njëanshëm dhe nuk mund të sjellë bashkimin e demokratëve.

“Është fakt që po ecet sipas axhendës së Sali Berishës, po shihet që është kërkuar nga shumica e grupit shtyrjen e kuvendit, kemi Berishën që udhëheq dhe kemi grupin që i kërkon spostimin e axhendës. Bashkimin e kërkojnë brenda Kuvendit që po organizon Berisha. Nuk mund të ketë bashkim në një proçes që është deri diku i njëanshëm. Organizmi që po bëhen në degë, 4 degë kanë përfunduar, të dielën tjetër janë pothuajse treçereku i Shqipërisë, do përfundojë brenda datës 20”, tha Kalaja.

Sot deputetët e PD-së zhvilluan një mbledhje që zgjati plot 7 orë, por pavarësisht kësaj nuk u arrit në asnjë zgjidhje konkrete që do të çonte në bashkimin e demokratëve. Për Enkelejd Alibeajn, Sali Berisha i shpallur ‘Non Grata’ duhet të qëndrojë jashtë grupit të PD dhe të Rithemelimit, e të pezullojë zgjedhjet në bazë. Ndërsa Berisha nuk tërhiqet, por akuzoi diplomatët se po i ushtrojnë presion Apelit për kuvendin e 11 dhjetorit. E vetmja pikë që duket se i afronte disi ishin propozimet e Lefter Gështenjës. 

caca Kalaja PD
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Evi Kokalari: PD po përgatitet që Argita Malltezi të marrë drejtimin e partisë

22:47 / July 17, 2026

Raporti i KE për sundimin e ligjit në Shqipëri: Vlerëson progresin e Shqipërisë në konsolidimin e reformës në drejtësi

19:35 / July 17, 2026

“Gati të japim 1 miliard euro për bizneset e vogla”, Rama: Kushdo që ka një plan serioz, të aplikojë dhe merr 2 milionë euro kredi me 2-3% interes

16:28 / July 17, 2026

Mazniku: Harta e re territoriale pritet të miratohet në tetor/ Ulet numri i bashkive/ Tirana me Status të veçantë

15:52 / July 17, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.