Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

Çaji që sjell gjumin e ëmbël dhe zgjon ëndrrat e mira

14:16 / April 10, 20212 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
caji 1 750x500 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nëse keni kaluar një ditë të lodhshme, stresuese të mbytur në punët e përditshme, e doni të gjeni qetësinë shpirtërore mos shkoni më larg se sa kuzhina juaj.

Me siguri aty do të gjeni përbërësit e duhur për përgatitjen e një çaji fantastik shlodhës për mendjen e shpirtin.

I përgatitur me lëkura të thata argrumesh, mandarina, portokalle dhe limona.

Shoqëruar bashkë me kamomil, kanellë e karafila dhe ëmbëlsuar me pak mjaltë, ky çaj i shëndetshëm është një balsam i vërtetë që nxit qetësinë shpirtërore, pozitivitetin në mendje, gjumin e qetë dhe zgjon ëndrrat e mira.

Sipas studimeve të konsultuara nga AgroWeb.org gjendja shpirtërore e njeriut dikton gjumin dhe ëndrrat që ai sheh gjatë natës.

Nëse shtrihemi të flemë duke qenë të stresuar dhe jo të qetë me një lumë mendimesh që na mundojnë dhe që përpiqemi t’u japim zgjidhje, ne përcjellim tension në sistemin tonë nervor duke nxitur një gjumë jo të qetë dhe aspak shplodhës.

Kombinimi i përbërësve të këtij çaji, të sugjeruar nga AgroWeb.org janë fantastik në shplodhjen e mendjes duke dhuruar kënaqësi shpirtërore si dhe çlirimin e energjive pozitive.

Lëkurat e agrumeve kanë vlera të jashtëzakonshme përsa i përket vitaminave që ato mbartin ashtu si edhe ushqyesve të tjerë natyralë.

Të kombinuara me kamomilin, i cili njihet gjerësisht në botën e mjekësisë për efektin e fortë qetësues që ka, bashkë me aromat dhe shijet fantastike të xhinxherit, kanellës dhe karafilit të gjithë këta përbërës shndërrohen në një çaj që të magjeps tërësisht.

Më poshtë, AgroWeb.org përcjell recetën për përgatitjen e çajit që nxit qetësinë shpirtërore, përbërësit e të cilit gjenden me patjetër në kuzhinën e kujtdo.

Si ta përgatisni krejt lehtë në shtëpi

Përbërësit

Lëkura të thata mandarinash

Lëkura të thata limonësh

Lëkura të thata portkallesh

Kamomil

Pak xhinxher

Kanellë

Karafila

Pak mjaltë

Përgatitja

Hidhni në një filxhan të madh çaji një lugë kafeje me lëkura të thata mandarinash, portokallesh, limonash dhe kamomili.

Shtoni pak pluhur kanelle dhe disa karafila.

Zjeni ujë dhe hidheni të nxehtë në filxhanin e çajit.

Lëreni për 15 minuta dhe trazojeni herë pas here.

Në fund hidhini një lugë çaji me mjaltë dhe trazojeni sërish.

Pijeni të ngrohtë para se të flini gjumë. Do të shihni se si shija unike dhe aromat fantastike do t’iu përfshijnë tërësisht duke u ofruar qetësi pozitive./AgroWeb.org

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.