Takimi informal i ministrave të Jashtëm të BE-së në Bukuresht ishte aktiviteti i parë ku Gent Cakaj, zv. Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme merr pjesë si kryediplomat i Shqipërisë.
Në të parën ecje në tapetin e kuq, emocionet dhe përgjegjësia që kishte mbi supe dallohej qartë në protretin e Cakajt. Ashtu si dhe në prezantimin e tij të parë me këtë status, me Federica Mogherinin dhe ministrin e jashtëm të Rumansë, vend i cili mban dhe presidencën e BE-së.
Edhe ne foton familjare, Gent Cakaj ka thyer akullin përmes bisedave te shkurtra me ministrin hungarez e të tjerë. Pas fotos rutine familjare, ministrat u drejtuan per ne sallen ku zhvillohet mbledhja dhe Cakaj e shfrytëzoi kete moment, për t’u prezantuar me Ministrat e tjerë të jashtëm, madje duke u shpërndarë dhe kartëvizitat e tij.

