Ministri i Jashtëm në detyrë Gent Cakaj në një konferencë të posaçme për shtyp ka komentuar këtë të premte raportin e OSBE/ODIHR për zgjedhjet e 30 qershorit. Ai tha se është e qartë se opozita ka bërë të gjitha përpjekjet pqër të penguar hapjen e negociatave për Shqipërinë në Tetor.
““Është e qartë se këtu ka pasur një përpjekje aktive për të dëmtuar mundësinë e hapjes së negociatave të Shqipërisë në muajin tetor, nga angazhimi aktiv i disa qarqeve opozitare për të prodhuar dezinformim masiv në një numër trupash diplomatike
dhe te sabotimet e këtij procesi, nga bojkotimi i zgjedhjeve te vendimi për të pasur zgjedhje pak ditë para vendimit në këshillit. Detyra jonë është për të dhënë shpjegime të nevojshme tek të gjitha vendet skeptike për situatën e përgjithshme poltiike dhe për këto zgjedhje në vecanti ta shndërrojmë në mbështetje politke.
Shqipëria ka nevojë për zgjedhje shumë më të konsoliduara se sa ato të 30 qershorit këtë nuk e ka mohuar askush në këtë qeveri dhe në PS. Këto janë zgjedhjet më cilësore brenda një kornize rrethanore të vecante, këtu gjithkush duhet të marrrr përgjegjësitë e veta. Vendimi për bojktin e zgjedhjeve ka qenë vullnetar”, tha Cakaj.
Por Partia Demokratike i është përgjigjur menjëherë ministrin në detyrë përmes sekretarit të përgjithshëm të saj, Gazment Bardhi, sipas të cilit raporti bëri skanim të shtetit privat të Edi Ramës, dhe sipas tij opozita nuk ka përgjegjësi.
“Për herë të parë në historinë e vëzhgimit të zgjedhjeve nga OSBE/ODIHR nuk specifikohet që zgjedhjet ishin demokratike. Për herë të parë specifikohet se veprime dhe sjellje të qeverisë, institucioneve të tjera përfshi gjykatën dhe prokurorinë, kanë qenë tërësisht në kundërshtim me ligjin. Për këtë nuk mund të jetë përgjegjëse opozita. Opozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan. Raporti skanon të gjithë shtetin privat që ka ndërtuar Edi Rama”, tha Bardhi ndër të tjera.
Bardhi tha se raporti nuk mund të ketë qenë më shumë për opozitën, pasi sipas tij, oozita nuk ka asnjë përgjegjësi pse KQZ ka shkelur ligjet e shtetit, pse gjyqtarët e Kolegjit Zgjedhor kanë qenë nën presionin e qeverisë, pse punonjësit e administratës u shantazhuan dhe kërcënuan.
“Raporti nuk mund të ketë qenë më shumë për opozitën, siç u shpreh zëdhënësi i Ramës, pasi raporti nuk është për të monitoruar opozitën. Raporti nuk ka nevojë për interpretime, është i qartë dhe evidenton qartësisht përgjegjësinë e qeverisë për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme”, tha ai.
