Gjyqtarja që do të shqyrtojë në Gjykatën e Apelit çështjen e përplasjes së palëve të PD-së është Elona Toro.
Gjykata e Tiranës më 22 prill pranoi ankimin e PD-së, përfaqësuar nga Enkelejd Alibeaj, duke legjitimuar atë si ankues dhe duke pranuar të drejtën e ankimit.
Beteja do të zhvillohet tashmë në gjykatën e Apelit, pas vendimit të gjyqtares Blerina Muça për të pranuar ankimimin e Enkelejd Alibeajt, ku Gjykata pranon si palë në proces, nënkryetarin e PD-së Alibeajn.
Më 18 mars, gjyqtarja Blerina Muça vendosi pranimin e kërkesës së PD dhe depozitimin e statutit e vendimeve të dala nga Kuvendi Kombëtar i mbajtur më 17 Korrik 2021.
Më 25 mars, gjyqtari Agron Zhukri vendosi që organi zyrtar i PD të jetë Komisioni i Rithemelimit, për të cilin është paraqitur ankimim nga Alibeaj
Kujtojmë se Agron Zhukri vendosi: Pranimin e kërkesës së palës kërkuese Partia Demokratike e Shqipërisë, përfaqësuar nga Komisioni i Përkohshëm i Rithemelimit të P.D.SH.
Gjykata e Apelit gjithashtu u bëri thirrje palëve politike që të mos ndërhyjnë në institucionet e drejtësisë.
