Në seancën e zhvilluar ditën e sotme, Gjykata e Elbasanit ka caktuar masën e sigurisë për 2 mjekët dhe infermierin që mjekuan Nuredin Dumanin në banesën e tij në Fier, pasi ky i fundit u plagos gjatë atentatit me armë në Papër të Elbasanit.
Trupi gjykues vendosi të lejë në “arrest shtëpie” dy mjekët e Spitalit Rajonal të Fierit, Julian Malajn dhe Ermal Gjeçin, ndërsa për infermierin Bledi Bërdalli u caktua masa “detyrim paraqitje”.
Ju rikujtojmë se arrestimi i tyre është bërë pas atentatit ndaj Nuredin Dumanit në Papër të Elbasanit, i cili pas asaj ngjarjeje braktisi mjetin tip “BMW” pak metra larg vendit ku ndodhi atentati dhe u arratis drejt Fierit.
Mjekët i erdhën në ndihmë duke mjekuar plagët e shkaktuara nga armë zjarri të Nuredin Dumanit pa vënë në dijeni policinë.
