Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Facebook X (Twitter) Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook X (Twitter) Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Sporti
  • Teknologji
  • Vendi Im
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
OPED

Çamëri, atje ku qeshet greqisht dhe qahet shqip

21:49 / August 21, 20232 Mins Read
Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email
16B8BA0E 5BB0 4986 99C4 FA75CFBD0254
Share
Facebook Twitter LinkedIn Pinterest Email


Nga Altin Bamllari

Çamëri. Grekët i thonë Epir. Po ç’rëndësi ka. Në literaturë njëra, në të folmen e përditshme tjetra. Rëndësi ka që s’e kanë lënë pa emër. Epir (tokë, stere) u quajt në kohët antike.

Emrin tjetër e mori nga lumi i lashtë Thjamis, prej nga rrjedh edhe emri i banorëve të saj, çamëve. Kemi tre ditë këtej. Hera e fundit ka qenë para 7-8 viteve. Ç’të thuash për këtë vend.

Një bukuri të tillë zor se e has diku tjetër. Dikur këtu flitej shqip. Sot vetëm greqisht. Po ç’rëndësi ka. Mjafton që njerëzit flasin dhe merren vesh me njëri-tjetrin. Janë grekë apo çamë, këtë e dinë vetëm ata.

Unë di nga historia që fiks 100 vjet më parë, ata që flisnin shqip dhe nga besimi myslimanë, u shtrënguan të shpërngulen në Azi dhe gjetkë. Ua morën pronat, i dhunuan, i privuan nga shumë të drejta dhe i gënjyen sa mundën.

I shkëmbyen me njerëz nga Anadolli. Në vitin 1926 ata që mbetën i lanë disi “të qetë” derisa në mbarim të luftës së dytë i masakruan e i zbuan me forcë. Vetëm çamët e krishterë nuk pësuan të njëjtin fat. Por frikën në bark ua mbollën përgjithmonë edhe atyre.

Sot ne morëm një skaf. Kapiteni ishte çam, megjithëse ai këtë e mohonte kategorikisht.

-Unë jam grek, por prindërit e mi flisnin shqip, na thotë ai. Quhet Vasilis dhe është 52 vjeç. Kalojmë me të thuajse 8 orë. Komunikon me ne në anglisht e greqisht, por duket që kupton edhe shqip. -Mamaja më shante kokëmadh, babai gomar, na tregon ai pasi ne miqësohemi me të. Në kthim ai na ndalon në një gji të bukur. Quhet “Gjiri i gomarit”, na thotë Vasili.

Ne qeshim të gjithë. -Njëlloj siç të thërriste babai yt, ia pres unë. Haha.. qesh Vasili në greqisht. Ai është një zotëri i vërtetë. Thjesht nuk ndihet ose s’do të shfaqet si shqiptar.

M’u kujtua një rrëfim i znj. Ledi Shamkut kur “provokon” një grua të vjetër çame që kishte frikë të fliste shqip.

-Ah moj bilë (bijë), ishte dorëzuar ajo. Ne këtunë qajmë shqip e qeshim greqisht.

Cameri
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Tumblr Email

Postime te ngjashme

Pse Berisha po i shmanget greminës që mund ta rrëzojë përfundimisht?!

21:36 / May 12, 2025

Ore, po kur humb zgjedhjet opozita, prapë e pakritikueshme është?

12:00 / May 12, 2025

Opinion/ Kalimi i ylberit apo oqeanit?

22:17 / May 8, 2025

Më 11 Maj të ndëshkohen politikanët që lobojnë me para korrupsioni e antishqiptare

21:54 / May 7, 2025
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

© 2025 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.