Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Futboll

Çarter 200 mijë euro për kthimin në shtëpi me paratë e FIFA-s, prokuroria akuzon Infantinon: Sjellje kriminale

23:57 / December 10, 20202 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
1 infantino 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Nuk kanë fund skandalet në FIFA, ku çdokush që ulet në poltronat e drejtuesve të lartë duket se shfrytëzon paratë që gjeneron futbolli botëror për qejfet personale. Pas keqpërdorimit që i kishin bërë Blater dhe ndihmësit e tij fondeve të kësaj organizate, duket se edhe Xhani Infantino po ecën në të njëjtat hapa.

Kreu i FIFA-s sot është akuzuar për “sjellje kriminale” nga Prokurori Special që mbulon veprimtarinë e institucioneve ndërkombëtare në territorin zviceran, mes të cilëve edhe FIFA-n. Prokurori Stefan Keler ka procedim penal duke kërkuar nisjen e çështjes gjyqësore ndaj Infantinos për keqmenaxhim fondesh të organizatës që drejton për përfitime personale. Infantino ishte nën hetim që në verë, por një nga prokurorët special, Mikael Lauber, u zëvendësua pasi u mësua se ai kishte kontakte të vazhdueshme me të jashtë çështjeve hetimore.

Prokurori i ri duket se nuk ndikohet nga FIFA e cila sot në emër të Infantinos u shpreh e “tronditur” nga ky hetim dhe argumentoi si “keqdashëse” akuzat e Keler.

Gjithçka ka të bëjë me një udhëtim me avion në prillin e vitit 2017 kur Infantino u kthye nga Surinami në Zvicër me një çarter privat të paguar 200 mijë euro nga fondet e FIFA-s. Kjo, pasi atij nuk i kishin pëlqyer udhëtimet e shumta që duhej të bënte për t’u kthyer me avionë linje nga ky vend për në Zvicër, ku do të kthehej në shtëpi. Si argumentim, në dokumentacionin e FIFA-s, u vebdos se udhëtimi me çarter ishte urgjent sepse ai duhej të takohej me presidentin e UEFA-s, Aleksander Çeferin. Por ky i fundit nuk ishte në Zvicër në ato ditë, por në Azerbajxhan dhe takimi në fjalë as që ishte në plan.

Prokurori special nuk u ngurrua të bënte akuza të forta në deklaratën e tij. “Ka sinjale të qarta të sjelljes kriminale nga Presidenti i FIFA-s”, shkruante ai ndër të tejra.

200 mije euro infatino kriminale Prokuroria
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Merret vendimi, Superliga ndryshon strukturë! Sezonin e arshëm 3 faza, preket edhe Kategoria e Parë

20:36 / June 23, 2026

Zyrtare/ Vedat Muriqi kthehet në Turqi, do të jetë sërish pjesë e Fenerbahçe

21:42 / June 18, 2026

Neymar do të bëhet baba për herë të pestë! Zbulohet gjinia e bebit, familja e futbollistit zgjerohet sërish

21:59 / June 16, 2026

Përfitoi para për programe studimi që nuk u realizuan, në gjyq administratori i një kompanie në Shkodër

11:37 / June 15, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.