Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Lajmet e Fundit

CDC studion inflamacionin e muskujve të zemrës tek disa të rinj, pas vaksnimit

21:31 / May 23, 20213 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
vaksina 6 770x433 1
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve njoftuan se disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina kundër koronavirusit, përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës. Duke rekomanduar studime të mëtejshme, agjecia thotë se kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh.

Disa adoleshentë dhe disa të rinj mbi 18-vjeç, të cilët morën vaksina anti-COVID përjetuan inflamacion të muskujve të zemrës, tha një grup këshillues i Qendrave për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve, duke rekomanduar studime të mëtejshme.

Komiteti Këshillimor i CDC-së për Praktikat e Imunizimit në një deklaratë të datës 17 maj tha se kishte shqyrtuar raporte se “disa adoleshentë dhe të rinj mbi moshën18-vjeç, pas marrjes së dozave të vaksinës kundër koronavirusit, zhvilluan miokardit, një inflamacion i muskujve të zemrës”.

Sipas CDC-së kjo gjendje shpesh kalon pa ndërlikime dhe mund të shkaktohet nga një shumëllojshmëri virusesh.

Nga monitorimi i CDC-së, thuhet në deklaratë, nuk janë gjetur më shumë raste sesa pritej në popullatë, por anëtarët e Komitetit për Vaksinimet menduan se ofruesit e kujdesit shëndetësor duhet të informoheshin për këtë “efekt anësor”.

Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve nuk njoftuan se sa njerëz ishin prekur, nga inflamacioi i muskujve të zemrës pas vaksnimit, por rekomanduan hetime të mëtejshme.

Doktor Amesh Adalja, studiues i vjetër në qendrën “Johns Hopkins” për Sigurinë Shëndetësore, tha se dihet që vaksinat shkaktojnë miokardit dhe do të ishte e rëndësishme të monitorohet për të parë nëse rastet në fjalë kanë lidhje me vaksinat anti-COVID.

“Është e rëndësishme të shikojmë raportin rrezik-përfitim.Vaksinat do të jenë pa dyshim shumë më të dobishme se tejkalimi i këtij rreziku shumë të ulët, nëse përcaktohet përfundimisht”, tha Dr. Amesh Adalja.

CDC thotë se rastet me miokardit ndodhën zakonisht brenda katër ditësh pas marrjes së vaksinave të ndërtuara në bazë të teknologjisë mRNA . CDC nuk specifikoi emrin e një vaksine që shkakton inflamacion të muskujve të zemrës, por Shtetet e Bashkuara kanë dhënë autorizim emergjent për dy vaksinat “Moderna” dhe “Pfizer”.

Në muajin prill, Ministria e Shëndetësisë e Izraelit tha se po shqyrtonte një numër të vogël të rasteve të inflamacionit të zemrës tek njerëzit që kishin marrë vaksinën “Pfizer”, por ende nuk ka nxjerrë ndonjë raport përfundimtar. Shumica e rasteve në Izrael u raportuan tek individët e moshave 30 vjeçare.

Të shtunën, dy kompanitë “Pfizer” dhe “Moderna” nuk iu përgjigjën kërkesave për komente nga agjensia e lajmeve Reuters.

Në fillim të këtij muaji rregullatorët amerikanë zgjeruan përdorimin e vaksinës “Pfizer” për fëmijët e moshës 12 deri në 15 vjeç./VOA

Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Skandali me kremrat kundër diellit, Australia përgatit rregulla më të forta për prodhuesit

15:20 / November 1, 2026

Drejtoria e Burgjeve transferon Erion Veliajn nga Durrësi në Fier

12:10 / October 28, 2026

Ora verore apo dimërore? Studiuesit zbulojnë cila është më e mirë për shëndetin

14:04 / October 24, 2026

Kylie Jenner zbulon sekretin e lëkurës së përsosur, produkti kundër plakjes që po bën namin kushton vetëm 17 dollarë

20:58 / October 23, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.