Avokatja e Popullit Erinda Ballanca është një prej figurave më të njohura në fushën e së drejtës. Por për “Gjurmë” dhe gazetaren Edlira Prendi, ajo ka rrëfyer se djali i saj, Erani, është më i rëndësishmi në jetën e saj.
“Mendoj se të qënit nënë, është dimensioni më i shkëlqyer i çdo gruaje që e ka fatin të jetë nënë dhe është dhe profesioniste. Pra midis profesionit dhe të qënit nënë unë çdo ditë të jetës sime do të zgjidhja të qënit nënë dhe këtë e them pa asnjë kufizim apo pa asnjë mendim se do të mund të ishte ndryshe. Jo, absolutisht!
Duhet ta them këtë gjë, në momentin që kemi vendosur me ish partnerin tim që të bënim një fëmijë ka qenë më shumë nxitja dhe insistimi i tij, unë kisha shumë frikëra përsonalisht. Kam qenë shumë e pavendosur, duke thënë a do të dua ta bëj, do të kem probleme me profesionin, çfarë do të bëj etj. Kam qenë 29 vjeç kur ka ardhur Erani dhe kisha këto dilemat e mia shumë të mëdha se më dukej sikur do të më kufizonte në jetën time profesionale.
Në fakt i jam falenderuese për gjithë jetën ish partnerit tim për këtë sepse insistimi i tij më ka dhënë atë që është gjëja më e rëndëshime e jetës sime dhe për të cilin realisht, realisht, them çdo gjë vjen në rend të dytë. Edhe puna megjithë këtë pasionin tim shumë të madh për punën. Ridimensionohet, ndryshon qënia njerëzore në momentin që ti bëhesh nënë dhe shikon fëmijët e tu, çdo gjë tjetër vjen në rend të dytë”,-tregon Erinda Ballanca.
Po ashtu ajo tregon edhe për kritikën e vetme që merr nga djali i saj. “Unë besoj se Erani është një djalë i cili jeton mirë me faktin që i ka prindërit profesionistë, nënën e ka një profesioniste që duhet të punojë, që ka kohën e saj për të punuar. E vetmja kritië që më bën në mënyrë të vazhdueshme, këtë ma bën në mënyrë konstante është se duhet të mendoj pak më shumë për veten dhe duhet të pushoj ndonjëherë. Dmth ai përpiqet të më thotë, “mam mos u lodh më kaq shumë se gjithçka që ti ke dashur të arrish në jetë e ke arritur”.