Close Menu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Facebook Instagram
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise
Facebook Instagram
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
  • Kreu
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Rajon&Bota
    • Ekonomi
  • Lifestyle
    • Shëndeti
    • ShowBiz
    • Horoskopi
    • Kulinari
  • OPED
  • Vendi Im
  • Gjurmë
  • Teknologji
  • Sporti
Abonohu
Tirana News AlbaniaTirana News Albania
Shëndeti

Ç’duhet të bëni kur keni lëkurën të thatë?

14:25 / March 16, 20192 Mins Read
Facebook LinkedIn Email WhatsApp
lekure
Share
Facebook LinkedIn Email WhatsApp

Keni lëkurë të thatë? Aju ndodh te keni: kruajtje, djegie, tendosje apo ndjeshmëri? Lëkura nuk thahet vetwm nw dimwr, ajo mund të jetë e tillë e tillë gjatë tërë vitit!

Ekzistojnë disa këshilla të thjeshta të cilave mund t’u përmbahemi në mënyrë që të eliminojmë ndjenjën e pakëndshme dhe pamjen e lëkurës së thatë.

Lëkura e thatë mund të jetë në gjithë trupin, por më së shumti në duar, pëllëmbë, këmbë dhe bark. Lëkura e thatë kryesisht nuk vihet re në shikim, por në prekje. Nëse nuk trajtohet, lëkura e thatë mund të shkaktojë shumë probleme serioze, siç është dermatiti.

Locioni i gabuar

Gabimi më i madh të cilin e bëjnë shumica e njerëzve është që locionin e aplikojnë në lëkurë të thatë. Locionin gjithmonë duhet ta aplikoni në lëkurë të lagët. Pastaj, duke fërkuar lehtësisht lëkurën shtrijeni losionin deri në fund, që sa më shumë materie ushqyese të mbesin në lëkurë.

Gabimi tjetër që e bëjnë shumë njerëz është përdorimi i locionit, i cili nuk i përgjigjet lëkurës suaj. Ekspertët rekomandojnë që personat me lëkurë të thatë të përdorin losion të lehtë, pa alkool dhe pa aromë.

Ajri i thatë

Ajri i thatë largon vajrat nga lëkura. Por edhe ajri në shtëpinë tuaj po ashtu mund të jetë i thatë dhe të thajë lëkurën. Zgjidhja më e mirë është që hapësirën ta ajrosni rregullisht, pavarësisht motit jashtë.

Po ashtu mos e nxehni apo ftohni shumë hapësirën në të cilën flini. Përveç që as gjumin nuk do ta keni mjaft të rehatshëm, lëkurën do ta keni edhe më të thatë.

Dushet e gjata dhe të nxehta

Dushi është gjithsesi forma më e mirë e larjes te personat që kanë lëkurë të thatë, por kjo nuk është e tëra. Nëse çdo dush zgjat shumë dhe atë me ujë të nxehtë, gjithsesi zvogëlojeni, sepse nuk i bëni mirë lëkurës suaj. Në fund të fundit, 5 minuta dush është e mjaftueshme për mbajtjen e higjienës trupore.

Uji nuk duhet të jetë i ftohtë, por njëlloj nuk duhet të jetë as i nxehtë. Gjeni një mes të artë, shkurtoni kohën e dushit dhe aplikojeni locionin përgjegjës dhe shumë shpejt do ta zgjidhni problemin e lëkurës së thatë.

beni
Share. Facebook Twitter Pinterest LinkedIn Email WhatsApp

Postime te ngjashme

Dyfishohen pagesat për fëmijët me aftësi të kufizuara, njihen kontributet për 14 mijë ndihmës personalë

09:53 / July 9, 2026

Studimi i Harvardit: Vitamina D mund të ngadalësojë plakjen biologjike!

22:19 / July 3, 2026

Akulloret “zbulojnë” migrenën, dhimbjet që shkaktojnë tek disa persona janë sinjal për ata që vuajnë nga dhimbjet e kokës

16:01 / June 14, 2026

Vera ka ardhur, ja perimet që i bëjnë më shumë mirë organizmit

21:38 / June 10, 2026
Add A Comment
Leave A Reply Cancel Reply

This site uses Akismet to reduce spam. Learn how your comment data is processed.

© 2026 TiranaNews. Te gjitha te drejtat e rezervuara.
  • Kontakt
  • Politikat e privatesise

Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.